Futboll

Turqia në modë, Kristal Abazaj prezantohet te Istanbulspori

Një tjetër futbollist shqiptar është zyrtarizuar në kampionatin turk. Kristal Abazaj, kartonin e të cilit e ka në pronësi Anderlehti, është prezantuar sot tek Instanbulspori, ku pak ditë më parë firmosi edhe Eduart Rroca. Të dy kanë luajtur bashkë te Luftëtari, sezonin e fundit te Kukësi dhe tashmë edhe në Turqi do jenë në të njëjtin ekip.

Abazaj, ndryshe nga Rroca, shkon në Turqi në formë huazimi. Klubi i tij i ri dhe Anderlehti kanë arritur marrëveshjen për huazimin 2-vjeçar të sulmuesit të krahut, i grumbulluar më parë edhe në Kombëtare, por i lënë jashtë kohët e fundit për shkak se nuk ka pasur një aktivizim të rregullt.

https://twitter.com/istanbulspor/status/1308033437576638464?s=20
Instanbulspori njofton afrimin e Abazajt. Gazeta Si, 21 shtator 2020

Tashmë Abazaj, 24 vjeç, synon shpërthimin në Turqi, një kampionat që po bëhet modë për futbollistët shqiptarë. Pas portierit Gentian Selmani vitin e kaluar, në Turqi kanë kaluar edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, dhe së fundi Rroca e Abazaj, ndërkohë që ofertat nuk mungojnë edhe për lojtarë të tjerë të kampionatit shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë