Futboll

Turqia çmendet për Mesut Ozil, udhëtimi i tij më i ndjekuri në histori

Pas shumë vitesh, më në fund ëndrra e Mesut Ozil është realizuar. Futbollisti turko-gjerman i ka dhënë lamtumirën Arsenalit për të luajtur me Fenerbahçen. Edhe pse Covid-19 i ndalonte tifozët ta prisnin në masë në aeroport, mbi 300 mijë vetë kanë dashur të dinë ku ndodhej ai, minutë pas minute.

Fenerbahçe është skuadra e zemrës për Ozil, edhe pse ai ka lindur dhe është rritur në Gjermani. Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto, kur ishte fëmijë dhe kishte veshur uniformën e ekipit nga Stambolli, të shoqëruar me një foto të tashmen. I vetmi peng për të është se nuk mund të shijonte pritjen e zjarrtë të tifozëve turq në aeroport. Nëse për kalimin e Falkaos te Gallatasarai u ndal qyteti, e lehtë të imagjinosh se për një djalë shtëpie si Ozil do të ishte kaos total.

Mesut Ozil me fanellën e Arsenalit. Gazeta Si, 20 janar 2021

Por Covid-19 ka bërë që për të pritur lojtarin të ishin shumë gazetarë dhe pak tifozë. Megjithatë, asnjë tifoz nuk ka dashur të humbë asnjë sekondë nga udhëtimi i Ozilit. Sipas të dhënave të “Flightradar”, që ka çuar futbollistin nga Londra në Stamboll, ka qenë udhëtimi më i ndjekur i historisë. Siti që monitoron situatën e udhëtimeve botërore me avion, ka parë që trafiku në Turqi ishte rritur jashtëzakonisht shumë. Në fund të 2501 km fluturim të Ozilit, për të ditur se ku ishte lojtari, kanë qenë të lidhur 312676 persona.

Deri në mbërritjen e Ozilit, fluturimi drejt Stambollit kishte 6 mijë klikime. Transferimi i mesfushorit te Fenerbahçe është një afrim që e kalon domethënien futbollistike të çështjes. Ka një afeksion social, pasi Ozil, i lindur në Gjermani, gjithmonë e ka përmendur me krenari origjinën e tij turke, duke thënë se herët a vonë do të luante në Turqi.

Por ka edhe një lidhje politike, duke ditur që Fenerbahçe është ekipi i zemrës për Erdogan, mikun dhe dëshmitarin në dasmën e kampionit të botës në 20140-ën. Një rikthim në atdheun e origjinës, i denjë për një yll planetar. Tani mbetet të shihet çfarë do të bëjë në fushë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë