Treg

Në Shqipëri 61,1 % më pak pushues dhe më pak netë qëndrimi se një vit më parë

Në 2020-ën,  industria e turizmit ka vuajtur pa masë nga kriza e shkaktuar prej COVID-19 që detyroi qeveritë të bllokonin lëvizjet e njerëzve. Kjo bëhet evidente kur krahason akomodimin për turizëm gjatë 2020-ës me të dhënat e 2019.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është ulur gjatë tremujorit të tretë 2019 me 43,3 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2019 dhe numri i netë qëndrimeve gjithsej është ulur me 44,9 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2019.

Kurse numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në dhjetëmujorin 2020 është 2.328.641, duke rënë me 60,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Kurse numri i personave që kanë hyrë ekskluzivisht për pushime gjatë kësaj periudhe është -61,1 % më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë

Teksa një anketim i kryer nga ATOA (Shoqata Shqiptare e Tur Operatorëve dhe Agjencive Turistike)  ka treguar se në sektorin e turizmit pritet të falimentojnë 41% e bizneseve të pyetura.

Sondazhi ka treguar gjithashtu se rreth 60% e bizneseve kanë bërë në 2020 vetëm 0-10% të xhiros se 2019 dhe mbi gjysma e punonjësve janë larguar nga puna në 2020 kryesisht nga bizneset e mëdha.

Kurse sipas të dhënave të EUROSTAT, Institutit Europian të Statistikave, nga janari në gusht 2020, numri i netëve të shpenzuara në struktura akomoduese turistike në vendet e BE-së, ishte 1.1 mld, një rënie me 50% nga janari në gusht 2019.

Duke vërejtur statistikat për muaj, rënia më thelbësore I numrit të netëve të shpenzuara nga turistët në struktura akomoduese në BE ishte në prilll (-95%) dhe maj (-89%) krahasuar me të njëjtët muaj në 2019.

Në periudhën e verës, ka patur një rekuperim pjesor, thotë EUROSTAT, , me rënië  71% në qershor, 42% në korrik dhe 32% në gusht. Në periduhën korrik-gusht 2020, numri I netëve të shpenzuara në struktura turistike ra me  37% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.

Në korrik -gusht, rënia e numrit të netëve të shpenzuara në struktura akomoduese turistike ishte më e fortë për pushuesit e huaj  (-60% krahasuar me të njëjtën periudhë  2019) se sa tek pushuesit vendas (-17%).

Të dhënat për vendt anëtare tregojnë për rënie në janar-gusht; 29% në Holandë, 77% në  Greqi.

Sektori i turizmit, sipas ekspertëve të fushës ndodhet në udhëkryq. Aktorët e turizmit në Shqipëri, janë të zhgënjyer nga qeveria për indiferencën e saj ndaj sektorit dhe ata thonë se sa më vonë të reflektojë qeveria, aq më e parekuyperueshme do të jetë situata e turizmit dhe ekonomisë së vendit.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë