Treg

Turizmi i brendshëm rimëkëmbet më shpejt se turizmi i huaj në BE

Gjatë pjesës së parë të 2020-ës, industria e turizmit vuajti shumë si pasojë e shtrëngimeve që u vendosën në lëvizjen e qytetarëve në përgjigje të pandemisë globale COVID-19.

Sipas Eurostat, shifrat e turistëve ranë ndjeshëm gjatë marsit dhe prillit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Që prej qershorit 2020, shumë prej vendeve të BE-së nisën të lehtësonin shtrëngimet në udhëtim. Megjithatë, masa të  tjera shtrënguese lidhur me Covid-19  mbetën në fuqi, si ajo që turistët kur do të mbërrinin në vendin e tyre duhej të karantinoheshin. Këto kanë nxitur një preferencë për turizmin e brendshëm, i cili është rikuperuar më shpejt sesa turizmi në hyrje.

Pas një rënieje prej 93% në Prill 2020 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, deri në Korrik 2020, turizmi i brendshëm në BE pothuajse u kthye në nivelin e vitit të kaluar. Në korrik 2020, netët e kaluara nga banorët e BE-së në strukturat akomodduese  turistike brenda vendit të tyre ishin vetëm 22% më të ulëta se në korrik 2019, ndërsa netët e kaluara nga jo-rezidentët ishin 64% më pak se vitin e kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë