Me programin në dorë, Kryetari i opozitës, Lulzim Basha takoi të enjten në Durrës përfaqësuesit kryesor të turizmit.
Nëse fiton zgjedhjet e 25 Prillit, synimi kryesor i Lulzim Bashës është që brenda 4 viteve industria e turizmit të pësojë rritje nga 8 në 10%.
Po si konkretisht?
“...Një nga instrumentet është padiskutim taksa 6% që duhet të zbatohet për të gjithë operatorët turistikë, e kam fjalën për TVSH-në, tatimin mbi vlerën e shtuar.
Ky instrument shoqërohet bashkë me një paketë financiare dhe fiskale për të mbështetur kualifikimin e fuqisë punëtore...
Shteti ka mundësi të jashtëzakonshme për t’iu mbështetur në çdo hap duke përfshirë edhe në kontaktet, edhe në thithjen e interesit dhe shprehjen e interesit dhe pranisë së operatorëve ndërkombëtarë, edhe në diversifikimin e tregut, por mbi të gjitha duke ju mbështetur aty ku ju dhemb më shumë...”, tha ndër të tjera Basha.
Kryetari i opozitës premtoi se turizmi do jetë prioritet kombëtar përmes aktesh fiskale, akteve buxhetore me financime konkrete.
Basha u tha përfaqësuesve të sipërmarrjes turistike se gjithçka do të jetë e realizueshme prej tij, fillimisht me një plan pune konkret për turizmin pas 25 prillit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.