Lajme

“Turistët” shqiptarë kapen me kokainë me vlerë 100 mijë euro!

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë italiane të Ragusa, të dyshuar si korrierë droge. Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale A.J., 20 vjeç dhe H.E., 28 vjeç. Ata u treguan shumë bashkëpunues me policinë gjatë kontrollit, duke iu dhënë çdo informacion që kërkohej dhe pasaportat e tyre, ndonëse nuk kishin leje qëndrimi.

Shqiptarët i thanë policisë se ishin drejtuar për në Ragusa si turistë. Por për shkak të sjelljes së tyre të dyshimtë, u kontrolluan dokumentet e makinës e cila rezultoi e rregullt.

Dyshimet u thelluan pasi disa pjesë të motorit, dukeshin të çmontuara prej pak kohësh. Kështu policia nisi kontrollin e thelluar ku në filtrin e ajrit u gjet një pako prej 1.1 kilogramë kokainë.

Droga u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa dy të rinjtë u arrestuan në kushtet e flagrancës. Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë të tyre.

Shqiptarët u arrestuan në flagrancë dhe u dërguan në burgun e Ibleos. Policia italiane po zhvillon kontrolle të mëtejshme për të kuptuar se nga ku është blerë kokaina. Vlera e saj në treg shkon rreth 100 mijë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë