Vende dhe Udhetime

Turistët që do të ulen në shkallët e famshme të Romës do të përballen me gjobë

Italia vijon të vendosë rregulla të reja ndaj turistëve që vizitojnë qytete e këtij vendi.
E nisur fillimisht në Venecia, vitin e kaluar, ku çdo turist që do të kapej i ulur në rrugët e qytetit do të përballej me një gjobë prej 500 euro, masa të reja ka marrë së fundi edhe Roma. Turistët që do të pushojnë në shkallet e famshme të Romës, ose siç njihen ndryshe shkallët spanjolle, do të gjobiten nga 250 euro deri në 400 euro.
Sipas rregullave të reja, policia ka filluar t’u tregojë turistëve se ata nuk mund të ulen më në shkallët nga kisha e Trinita de Montazhit deri në Piazza di Spagna në zemër të qytetit.

Vizitorët që e kundërshtojnë vendimin mund të gjobiten nëse ata kanë ndotur ose dëmtuar shkallët e gurit, e cila u bë e famshme nga komedia romantike romake e 1953, duke interpretuar Gregory Peck dhe Audrey Hepburn.
Rregullat e reja janë një përpjekje për të ndaluar turistët të hanë dhe pinë në këtë pjesë të qytetit, që është një nga zonat më të bukuar të Romës.

Por ndonëse kjo është një përpjekje për të ruajtur dhe mbajtur pastër shkallët e famshme, kritikët e kanë quajtur si dëmin e rëndë që ju bëhet turistëve. Vittorio Sgarbi, një kritik i profilit të lartë të artit dhe ekspert i trashëgimisë kulturore, tha: “Rregulli është i tepërt, pothuajse fashist. Sigurisht që monumenti duhet të mbrohet dhe nuk duhet të ndotet, por ndalimi i turistëve për t’u ulur është me të vërtetë i tepërt. Më duket pak fashiste ”.

 

Më Shumë