Politike

Turi i Diasporës/ Rama takohet sot në Milano me shqiptarët e Italisë: Nisemi për vallen e dytë kuqezi

Nga Gazeta 'Si'-Në Milano mbahet sot takimi i radhës i socialistëve në kuadër të turit të diasporës. Pas takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, kryeministri Edi Rama do të takohet sot me shqiptarët e Italisë.

Siç është njoftuar, shqiptarët do të mblidhen në pallatin e sportit në Busto Arsizio dhe aktiviteti do të nisë në orën 11.00.

Në një postim të bërë në mediat sociale mëngjesin e së dielës, kreu i qeverisë shkruan se “sipas kërkesës, kësaj radhe pallati i sportit do të jetë më i madh se ai në Athinë.”

“...me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi...”

Turi i diasporës nisi të dielën e 12 majit në Athinë, ku kreu i qeverisë u takua me shqiptarët e Greqisë, i radhës është takimi i Milanos dhe më pas në qershor do të bëhet në Londër, takimi me shqiptarët e Britanisë së Madhe e më pas më 16 qershor në Dusseldorf me shqiptarët e Gjermanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë