Gazeta Si – Atmosfera në klubin prestigjioz gjerman, sipas shtypit, nuk është aspak miqësore pas lajmit të largimit të trajnerit në fund të sezonit. Tomas Tuhel duket i vetëm në shtëpinë e madhe të Bajernit.
Ka mënyra e mënyra për t’u larguar nga një klub. Dhe ajo që ka zgjedhur Tomas Tuhel, pasi bavarezët vendosën ta shkarkojnë, por ta mbajnë deri në fund të sezonit, nuk është më e mira. Ai mund të justifikohet me faktin se gjendet në një situatë, ku duhet të bashkëjetojë edhe pak me atë që është ndarë.
Ndonjë fjali e tepërt edhe mund të shpëtojë. Ndonjë fjali e tipit: "Tani të gjithë mund t’i dërgoni biletën e vizitës trajnerit tuaj të ri", ose "Jeni ju përgjegjës tani e tutje". Këto fjalë i ka thënë Tuhel skuadrës, pas lajmit të lamtumirës së tij në fund të sezonit. Lajmi është publikuar nga 'Bild', e përditshmja popullore gjermane.
Një klimë shumë e tensionuar dhe të gjithë pyesin: pse vendoset largimi dhe pastaj qëndrimi i përkohshëm? Raporti i vështirë mes trajnerit dhe skuadrës ishte arsyeja kryesore pse gjërat nuk shkuan si duhet për kampionët në fuqi të Gjermanisë. Fakt është që dhoma e zhveshjes dhe Tuhel duhet të vazhdojnë kështu deri në qershor, edhe pse do jetë shumë e vështirë.
Për trajnerin e ardhshëm, Ksabi Alonso është zgjedhja e parë. Nëse trajneri spanjoll vendos të qëndrojë në Leverkusen, apo të shkojë te Liverpuli, plani B duket italiani De Zerbi. Përparësi për momentin është të mbyllet sa më mire ky sezon i vështirë për Bajernin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.