Futboll

Twente, klubi holandez që fiton më shumë nga birra se nga shitja e lojtarëve!

Gazeta Si – Kampionati holandez shquhet për evidentimin e talenteve dhe klubet e tij fitojnë jo pak financiarisht nga shitja e tyre. Por ka një klub që më shumë se nga shitja e lojtarëve fiton nga… birra.

Twente, klubi i qytetit Enschede, aktualisht në vend të katërt të Eredivisie (kampionati elitar holandez), fiton më shumë nga kateringu i birrës në stadium sesa nga shitja e futbollistëve. Shifrat që dalin nga raporti financiar për sezonin 2022/23 janë të qarta.

Falë shitjes së birrës, Twente ka arkëtuar 10.5 milionë euro, kurse nga shitja e lojtarëve ka arkëtuar gati 6 milionë e gjysmë. Klubi e ka mbyllur bilancin me 5 milionë euro plus. Burimi kryesor i të ardhurave ka qenë shitja e biletave për ndeshjet e Kupës së Holandës dhe kualifikueseve të Ligës së Konferencës.

Nga birra Twente ka fituar 10.5 milionë euro, por nga kjo shifër duhen hequr kostoja e blerjes dhe shpenzimet për personelin, që kapin shifrën e 4.5 milionë eurove, kështu që fitimi mbetet në 6 milionë euro.

Megjithatë, edhe nga shitjet jo të gjitha janë përfshirë në sezonin financiar 2022-2023. Transferimi i Zerrouki, për shembull, do të llogaritet në sezonin 2023-2024. Nga shitja e Vaçlav Çerni, Jaiden Ostervolde dhe Kasper Staring klubi holandez ka fituar 6.442.000 euro. Nëse hiqen kostot, përfitimi nga shitja e lojtarëve mbetet 3.751.000 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë