Futboll

Tuchel në “fije të perit”, Allegri shihet si një opsion për stolin e Psg

Është trajneri më i kërkuar i skuadrave të mëdha. Në Itali është përfolur një derbi Roma-Lazio për ta rikthyer në pankinë, në Angli për duelin Manchester United e Chelsea. Realiteti është se në çdo rast, Max Allegri do ta mbyllë shpejt periudhën e pushimit (një vit ka kaluar që kur hoqi dorë nga puna). Destinacioni më i mundshëm, duket se është Parisi. Leonardo e ka vlerësuar gjithnjë për kapacitetin e administrimit të grupit e, mbi të gjitha, kampionëve, (tek Psg ka një numër të lartë kampionësh).

Raporti mes Tuchel e drejtorit sportiv të klubit parisien, ndër të tjera, nuk nisi në mënyrën më të mirë këtë sezon, me përplasjen në gazeta në lidhje me fushatën e blerjeve të verës. Me sa duket tekniku aktual është gjithnjë në rrezik, sidomos pas humbjes në ndeshjen debutuese të Champions kundër Manchester United. Një humbje në shtëpi e rëndë, që mund të kompromentojë të ardhmen në Europë, duke qenë se në grup është edhe Leipzig që duket se fluturon.

Kreditet për finalen e arritur vitin e shkuar, e fitoret brenda kufijve kombëtarë, nuk mjaftojnë më. Në Francë, vazhdojnë të kenë në shënjestër apatinë me të cilën Tuchel ndjek përfaqësimet e të tijve. Tek Psg duan një trajner që të di të administrojë në mënyrën më të mirë një organikë të nivelit të lartë, pa e ekzagjeruar me impostime taktike të forta për kampionët e shumtë në dispozicion. E Massimiliano Allegri është njeriu ideal në këtë pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë