Keshilla

Truri i vajzave apo i meshkujve, cili është më aktiv?

Studimet thonë se truri i femrave është më aktiv se i meshkujve.

Një grup shkencëtaresh kanë kryer një studim ku krahasuan 45 mije skanime të trurit nga 9 klinika, për të analizuar dallimet mes trurit te mashkullit dhe te femrave.

Nga  ky studim, shkencëtarët zbuluan se vajzat  janë më të prirura të diagnostikohen me sëmundjen e Alzheimerit, me depresion, çrregullime të ankthit, etj.

Përveç këtyre, studimi i cili ishte publikuar edhe në revistën ‘Journal of Alzheimer’s Disease’, ka zbuluar se truri i grave është dukshëm më aktiv në shumë zona sesa ai i meshkujve, e posaçërisht në korteksin parafrontal i cili përfshihet në përqendrim, kontroll impulsiv, etj.

Gratë gjithashtu kanë qarkullim më të madh të gjakut në korteksin parafrontal, gjë e cila mund ta shpjegojë faktin se përse femrat kanë tendenca të jenë më të forta në aspektet e mëshirës, intuitës apo bashkëpunimit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë