Lajme

Trump zgjedh pasuesin e John Bolton

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të mërkurën se do të emërojë negociatorin e njohur amerikan të pengmarrjeve Robert O'Brien për të zëvendësuar John Bolton si Këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare.

"Jam i lumur të njoftoj se unë do të emëroj Robert C. O'Brien, i cili është duke shërbyer aktualisht si negociator i pengjeve në Departamentin e Shtetit, si Këshilltarin tonë të ri të Sigurisë Kombëtare. Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Ai do të bëjë një punë të shkëlqyer”, deklaroi ai.

O’Brien hyn në Shtëpië e Bardhë ndërkohë që Trump përballet me një sërë krizash në Lindjen e Mesme, përfshirë përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen në Afganistan me Talibanët, si edhe ato midis izraelitëve dhe palestinezëve. Administrata po lufton gjithashtu se si të përballet me një regjimin iranian, mbi të cilin Trump njoftoi një paketë të re sanksionesh vetëm pak çaste para se të njoftonte emërimin e O'Brien.
Duke folur para reporterëve Trump vlerësoi O’Brien,po ashtu ndihmës i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, si "njeri fantastik".


Trump shpesh ka mbrojtur rekordin e administratës së tij në lirimin e pengjeve amerikanë , ndonjëherë duke iu referuar vetes si "negociator kryesor i pengmarrjeve".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë