Treg

Trump shqetëson sërish tregjet

Tre indekset e aksioneve më të mëdha amerikane e mbyllën javën me rënie të premten. Dow humbi 559 pikë, ose 2.2%, kurse S&P 500 ra2.3% dhe Nasdaq 3.1%. Kjo sepse investitorët kërcënoheshin për një raport të vendeve të punës më të dobëta se sa pritej dhe me ngadalësimin e rritjes globale.

Java ka qenë e vështirë për tregjet, në të cilën indekset ranë më shumë se 4%.

Optimizmi jetëshkurtër mbi mundësinë që Rezerva Federale mund të ngadalësojë ritmin e rritjes së normave të interesit, i dha mundësi frikërave të reja për ndikimin e tarifave në ekonominë e SHBA-ve, duke nxitur një rënie pasdite që dërgoi mesataren industriale të Dow Jones më poshtë se 550 pikë.

Kompanitë që bëjnë biznes dhe shesin produktet e tyre jashtë kufijëve, përfshirë kompanitë teknologjike si Nvidia dhe Intel, po ashtu si kompanitë industriale si Deere dhe Caterpillar, të gjitha ranë më shumë se 3%. Sellofi (shitje e aseteve, zakonisht me një çmim të ulët).u përshpejtua pasi zyrtarët e administratës Trump përsëritën se planifikojnë të mbajnë qëndrim të ashpër në negociatat e tyre 90-ditore me Kinën ose të imponojnë tarifa të mëtejshme, duke rigjallëruar në këtë mënyrë shqetësimet rreth tregtisë globale.

Mesatarja e Dow Jones Industrial Average dhe  S&P 500 u hap me fitime të lehta, por në mënyrë të vazhdueshme ka rënë gjatë gjithë periudhës, pasi statistikat për punësimin në SHBA dhe pagat në raportin e nëntorit kanë bërë pak për të lehtësuar shqetësimet e investitorëve.

Dow industrials humbi 4.5% këtë javë, ndërsa S&P është poshtë 4.6% dhe  Nasdaq 4.9%. Këto rënie drejtojnë indekset në rrugën e “duhur” për fillimin më të keq të tyre në një dhjetor, që prej vitit të krizës globale 2008 kur të gjithë ranë më shumë se 5% në katër sesionet e para të tregtimit të muajit. Për vitin, prodhuesit S & P 500 dhe Dow shënojnë ecurinë e tyre më të keq që nga viti 2015.

Dhjetori, zakonisht është një muaj kur aksionet rriten më shumë në volume modeste të tregtimit. Disa tregtarë thanë se klientët e tyre po riktheheshin dhe nuk po tregtoheshin gjatë aksionit të fundit frenetik, duke shpresuar se do të mbanin fitime në vend që të vendosnin baste të reja. Kjo ka çuar në uljen e likuiditetit midis stoqeve, obligacioneve dhe aseteve të tjera, dhe përkeqësoi lëvizjet e mëdha të këtyre aktiveve.

Kur bursat u çelën të premten, disa investitorë ishinoptimistë se zhurma e mëparshme ishte qetësuar. Industritë e Dow u kthyen nënjë rënie gati 800 pikë në fund të ditës vetëm pak më poshtë pasi një raport iThe Wall Street Journal lehtësoi shqetësimet rreth asaj se sa shpejt RezervaFederale mund të rriste normat e interesit. Raporti i së premtes në mëngjes përtregun e punës në SHBA tregoi pastaj një ekonomi që po rritet, por ende nuk po stabilizohet.

*Burimi: Wall street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë