Bota

Trump ‘shet’ rezidencën e tij në Mar-a-Lago, i druhet sekuestrimit pas proceseve gjyqësore

Gazeta Si - Donald Trump duket se ka shitur shtëpinë e tij luksoze në Mar-a-Lago në Florida vetëm disa javë para se të arrestohej në Atlanta dhe më pas të lirohej me garanci pasurore për hetimin e vjedhjes së votave në Xhorxhia.

Disa media amerikane kanë raportuar lajmin, përfshirë të përjavshmen “Newsweek”, sipas të cilës, në realitet miliarderi thjesht mund ta ketë transferuar pronën e tij në një organizatë në pronësi të djalit të tij të madh Donald Junior, nga frika e sekuestrimeve gjyqësore.

Kur ishte president i Shteteve të Bashkuara, Mar-a-Lago u bë "Shtëpia e Bardhë" në sezonin e dimrit. Sipas listës së pasurive të paluajtshme “Zillow”, resorti u ble më 4 gusht për 422 milionë dollarë, javë përpara se Trump të dorëzohej në burgun e kontesë Fulton në Xhorxhia, ku u arrestua të enjten dhe u lirua me kusht në përpjekje për të përmbysur rezultatin e votimeve në vitin 2020.

Por, sipas “The Express”, ish-presidenti mund të mos e ketë “shitur” pronën, por thjesht e ka transferuar pronën e tij në “Bulevardin 1100 S Ocean” në Palm Beach tek djali i tij i madh.

Ndërsa shtëpia nuk është e listuar nga “Zillow” si "Mar-a-Lago", adresa përputhet me atë të rezidencës së Trump në Palm Beach, si dhe madhësia e saj përafërsisht.

Sipas faqes, hera e fundit që prona u shit ishte 6 prilli 1995, pikërisht në të njëjtën datë kur ish-presidenti u shndërrua në rezidencë, të cilën e bleu në vitin 1985 për 2 milionë dollarë. Në atë kohë, “Zillow” raportoi se rezidenca ishte blerë për 12 milionë dollarë.

Ndërsa “Zillow” nuk jep detaje se kush e bleu pronën, faqja “SunBiz” thotë se pronari aktual i Mar-a-Lagos është një kompani e quajtur “Mar-a-Lago Inc.,”, në pronësi të djalit të madh të ish-presidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë