Presidenti Donald Trump e ka nisur fjalimin e tij vjetor në Kongres duke deklaruar se "fuqia amerikane në botë ishte rikthyer". Trump u shfaq në fjalimin 1 ore e 18 minutësh në humor dhe me vetëbesimit të madh, duke marrë rreziqe politike, por edhe merita për shumë nga çështjet që përçarë publikun amerikan. Mediat amerikane shkruajnë se kjo nuk ishte performanca e një presidenti të turpëruar dhe të frikësuar nga shkarkimi, por një presidenti që po përgatitet për një tjetër mandat.
Në fjalimin e tij Trump u ndal tek çështjet që kanë mbizotëruar katër vitet e tij në detyrë, duke ekspozuar edhe ndarjet e mëdha në jetën politike amerikane. Ai e nisi dhe e mbylli fjalimin e tij me arritjet ekonomike të administratës së tij.
“Vendet e punës janë shtuar, të ardhurat janë rritur, varfëria ka rënë, krimi ka rënë, vetëbesimi është rritur dhe shteti ynë është i respektuar në sferën ndërkomnbëtare”, ka thënë ai.
Trump ka thënë se ka realizuar premtimin e tij gjatë fushatës për të zëvendësuar Marrëveshjen e Amerikës Veriore për Tregtinë e Lirë, duke nënshkruar një marrëveshje të re me Kanadanë dhe Meksikën një javë më parë.
“Marrëveshja e parë e madhe tregtare në shumë vjet”, ka thënë Trump duke dekluar se ajo do të ndikojë në hapjen e 100,000 vendeve të reja të punës.
Trump ka folur për ekonominë në 20 minutat e parë të fjalimit të tij para se të niste diskutimin për kujdesin shëndetësor dhe emigrimin ilegal, dy çështjet tjera kyçe të fjalimit të tij.
Pas fjalimit, kryetarja e Demokratëve, Nancy Pelosi grisi një kopje të fjalimit të tij pas tij.
Presidenti republikan e mbajti fjalimin e së martës në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga Demokratët, ku edhe nisi procesi për shkarkimin e tij në dhjetor.
Gjyqi për shkarkimin e tij në Senatin Amerikan, prite të arrijë kulmin të mërkurën, por duke qënë se senati kontrollohet nga republikanët, Trump pritet të dalë i pafajshëm. Presidenti nuk e përmendi fare procesin e shkarkimit në fjalimin e tij, edhe pse kjo temë u diskutua gjatë gjithë kohës mes demokratëve.
Fjalimi i Shtetit të Unionit është një fjalim i mbajtur nga Presidenti në Kongres pas fillimit të çdo viti kalendarik në detyrë. Zakonisht ky fjalim është një shans për të raportuar mbi gjendjen e kombit, por gjithashtu i lejon presidentin të përcaktojë përparësitë kombëtare.
Zonja Pelosi ka qenë një nga kritiket më të ashpra të presidentit dhe ishte ajo filloi për herë të parë përpjekjet zyrtare të shkarkimin vitin e kaluar. Kjo ishte hera e parë që Trump dhe Pelosi takoheshin ballë për ballë që kur nisën përpjekjet për shkarkimin e tij. Ajo është filmuar duke i zgjatur dorën presidentit për ta takuar, por ky i fundit e ka injoruar.
Në “hakmarrje”, pak pasi presidenti akuzoi Demokratët se po planifikonin të detyronin taksapaguesit amerikanë të ofronin kujdes të pakufizuar shëndetësor për emigrantët pa dokumente, zonja Pelosi grisi kopjen e fjalimit të tij.
Megjithatë, ajo u ngrit për të duartrokitur Presidentin më shumë se një herë, kur ai promovoi projektin e tij për investime në infrastrukturë.
Duke sulmuar paraardhësin e tij Barack Obama, presidenti tha gjatë fjalimin se në vetëm tre vjet, kishte rikthyer infuencën amerikane në botë.
"Ne po ecim përpara me një ritëm që ishte i paimagjinueshëm vetëm pak kohë më parë, dhe nuk do të kthehemi më kurrë pas!”, tha Trump.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmoi vazhdimisht Demokratët, përfshirë kandidatët e krahut të majtë si Bernie Sanders, duke i thënë publikut amerikan ai do të ishte president edhe për katër vitet e ardhshme.
"Ne kurrë nuk do ta lëmë socializmin të shkatërrojë kujdesin shëndetësor amerikan!" tha presidenti.
Siç është edhe traditë, presidenti kishte disa të ftuar specialë, duke përfshirë liderin e opozitës Venezuelës, Juan Guaidó, veteranë ushtarakë dhe vëllain e një burri të vrarë nga një emigrant i paligjshëm.
Ndërkohë një protestues u shoqërua jashtë kongresit, pasi Trump mbrojti të drejtat e mbajtjes së armëve. Ishte Fred Guttenberg, babai i Jaime Guttenberg, një student i vrarë gjatë disa të shtënave në Florida, në shkurt të vitit 2018. Guttenberg ishte mysafir i zonjës Pelosi.
Çdo vit pas fjalimit të Unionit, një anëtar i partisë kryesore të opozitës ka për detyrë të përgjigjet dhe këtë vit kjo detyrë iu caktua Guvernatores së Michigan Gretchen Whitmer.
Ajo akuzoi presidentin se nuk arriti të rregullonte problemet e Amerikës. "Ngacmimi i njerëzve në Twitter nuk i rregullon gjërat," tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.