Bota

Trump: Lufta Civile mund të ishte negociuar

Ish-presidenti Donald Trump u shpreh se Lufta Civile Amerikane mund të ishte shmangur përmes "negocimit", duke argumentuar se lufta për t'i dhënë fund skllavërisë në SHBA kishte qenë përfundimisht e panevojshme dhe se Abraham Lincoln duhet të kishte bërë më shumë për të shmangur gjakderdhjen dhe vdekjen e rreth 750 mijë ushtarëve.

“U bënë kaq shumë gabime. Kishte diçka që unë mendoj se mund të ishte negociuar, për të qenë i sinqertë me ju”, tha Trump në një event të fushatës elektorale në Newton, Iowa. “Mendoj se lufta mund të ishte negociuar. Kaq shumë njerëz vdiqën!” tha ai.

Komentet e ish-presidentit vijnë pak më shumë se një javë përpara mbledhjes së parë në vend në Ioëa, ku ai ka një epërsi të konsiderueshme në sondazhe ndaj rivalëve të tij më të afërt, guvernatorit të Floridës Ron DeSantis dhe ish-guvernatores së Karolinës së Jugut, Nikki Haley.

Lufta Civile është shfaqur papritmas si një pikë diskutimi në këtë fushatë. Më shumë se një javë përpara komenteve të Trump, Haley iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me shkakun e Luftës Civile pa përmendur skllavërinë - forcën lëvizëse që qëndronte si shkak pas luftës. Që atëherë ajo është tërhequr, duke thënë vazhdimisht se mendonte se shkaku ishte i paqartë.

Vërejtjet e Trump gjithsesi nuk u bënë si përgjigje apo referencë ndaj Haleyt.

Në fakt, historia na tregon se pati një sërë përpjekjesh përpara nisjes së Luftës Civile për të arritur një marrëveshje për të shpëtuar Unionin. Por e ardhmja e skllavërisë në Jug nuk mund të zgjidhej me kompromis dhe kombi amerikan hyri në luftë me veten. Trump nuk tha se si do ta kishte parandaluar konfliktin, të cilin ai e quajti gjithashtu “aq të tmerrshëm, por kaq magjepsës”.

Ai gjithashtu u shpreh që Lincoln nuk do të kishte të njëjtin fat historik “nëse do ta negocionte luftën”.

Ish-deputetja Liz Cheney kritikoi qëndrimin e Trump në mediat sociale, duke pyetur se si republikanët mbështetës të Trumpit mund ta mbështesin këtë tezë?

“Cila pjesë e Luftës Civile ‘mund të ishte negociuar’? Pjesa e skllavërisë? Pjesa e shkëputjes? Nëse Linkolni duhet ta kishte ruajtur Bashkimin?”, është shprehur Cheney. “Kam një pyetje për anëtarët e Partisë Republikane – që është edhe partia e Lincolnit - të cilët kanë mbështetur Donald Trump: Si mund ta mbroni këtë tezë?"

Republikanët modernë e konsiderojnë tradicionalisht Linkolnin si një hero – një hero republikan – për shkak të rolit të tij në ruajtjen e Unionit, në një kur Jugu kërkonte më mirë të largohej nga Shtetet e Bashkuara se sa t’i jepte fund skllavërisë.

Trump minimizon 6 janarin dhe veprimet e mbështetësve të tij, thotë se fluksi i emigrantëve është rreziku i vërtetë

Donald Trump shënoi gjithashtu të shtunën përvjetorin e tretë të sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara, duke bërë fushatë në Ajova ku tha se rritja e fluksit të emigrantëve në kufirin jugor të vendit është kryengritja "e vërtetë".

Pak më shumë se një javë përpara se të fillojë procesi i votimit për emërimin republikan në zgjedhjet paraprake në Iowa, Trump nuk e përmendi drejtpërdrejt 6 janarin. Por ai vazhdoi të pretendonte se vendet e huaja kanë zbrazur burgjet dhe institucionet e shëndetit mendor, duke kontribuuar tek një numër rekord emigrantësh, edhe pse nuk ka prova që kjo të jetë e vërtetë.

“Kur flitet për kryengritje, ajo që po bëjnë ata është në fakt kryengritje. Kjo nuk është patriotike dhe paqësore”, tha Trump, duke përsëritur shprehjen që përdori në fjalimin e 6 janarit, përpara se një turmë e dhunshme përkrahësish të tij të sulmonte Kapitolin në një përpjekje për ta mbajtur atë në pushtet, pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2020.

Ish-presidenti i bëri komentet një ditë pasi presidenti Joe Biden mbajti një fjalim në Pensilvani, ku e cilësoi paraardhësin e tij një kërcënim të madh për demokracinë dhe tha se 6 janari ishte një ditë kur "gati e humbëm Amerikën, gati humbëm gjithçka".

Si Biden ashtu edhe Trump i janë referuar shpesh 6 janarit gjatë fushatës ku pritet që ashtu si në vitin 2020 ata të jenë përballë njëri-tjetrit.

Ish-presidenti Trump vazhdimisht ka minimizuar sulmin e 6 janarit ka përhapur teoritë e konspiracioni rreth zhvillimeve të asaj dite, kur mbëstetësin e tij u përpoqën të ndalonin certifikimin e fitores së Biden.

Të shtunën ai i etiketoi ata që janë burgosur për pjesëmarrje në trazira, si "pengje". Më shumë se 1,230 persona janë akuzuar për krime federale të lidhura me dhunën, përfshirë për sulme ndaj oficerëve të policisë rebelim.

“Ata duhet të lirojnë pengjet e 6 janarit. Mjaft kanë vuajtur. Liroi pengjet e 6 janarit Joe”, tha ai duke iu referuuar presidentit Biden.

Rivalët e tij kryesorë në garën për emërimin republikan po përpiqen ta paraqesin veten si alternativa më e qëndrueshme ndaj Trumpit, i cili kryeson me epërsi të thellë në sondazhet kombëtare.

Gjatë fushatës Trump ka intensifikuar sulmet ndaj Haleyt, e cila po fiton terren. Fushata e saj i ka paraqitur këto sulme, si dëshmi se ish-presidenti është i shqetësuar nga forcimi i pozitës së saj.

Burimi: CNN, VOA. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë