Politike

Trump letër Vuçiçit: Serbia të njohë Kosovën!

Një letër e dërguar nga Presidenti Donald Trump për Aleksandër Vuçiç ka qetësuar shumë nga zyrtarët në Kosovë, të cilët kishin frikë se mosplotësimi i kërkesës për heqjen e taksës mund t’i kushtonte aleancën me SHBA-të.

Duke i uruar presidentit të Serbisë ditën e pavarësisë së, kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka kërkuar Serbisë njohjen e Kosovës, si kusht për anëtarësimin në BE.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në përkrahjen ndaj angazhimit tuaj për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe në veçanti për përpjekjet tuaja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në letrën e publikuar nga presidenti Vuçic.

Ashtu si në letrat e mëparshme, Trump i ka kërkuar të dyja palëve, si Kosovës ashtu edhe Serbia, që të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve. Ai e ka bërë të qartë se pa njohur Kosovën Serbia “nuk ka për të parë rritje ekonomike”

“Ne besojmë që njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike, që ka në telb njohjen e ndërsjellë, do të ndërtonte rrugën e integrimin europian të Serbisë dhe rritjen ekonomike ", thuhet në letrën e presidentit Trump.

Donald Trump dhe Aleksandër Vuçiç

Kjo letër ka qënë një ogur i mirë për Prishtinën zyrtare, e cila ëshë përballur kohët e fundit me një presin të pashmebullt për të hequr taksën ndaj importeve serbe.

Në dy letra të mëparshme drejtuar Thacit dhe Vuçiçit, Presidentit Trump është treguar u gatshëm të ndihmojë të dyja palët për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët. Presidenti amerikan ka bërë vazhdimisht thirrje që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë kohën e duhur për të arritur një marrëveshje pajtimi ndërmjet tyre. Në një letër drejtuar presidentit Hashim Thaçi, Trump e cilëson Kosovën si një vend kyç për garantimin e paqes në rajon.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet. Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila pasqyron në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë, t’ju mirëpres ju dhe presidentin Aleksandër Vuçiç, për të kremtuar atë që do jetë një marrëveshje historike”, thuhej në letrën e fundit që presidenti Trump i shkroi presidentit të Kosovës gati dy muaj më parë.

Mbështetja dhe këmbëngulja e SHBA-së për arritjen e një marrëveshjeje, u konfirmua nga president Thaçi në një intervistë për AP. Ai deklaroi se ka mbështetje të fortë nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, si dhe premtimin e Rusisë për të pranuar marrëveshjen Beograd-Prishtinë.

Donald Trump dhe Hashim Thaci

Muaj e fundit, Amerikan ka treguar një angazhim të pashembullt në rajon. Edhe pse zgjedhja e Donald Trump si Presidenti i Amerikës u parapri nga një spekticizëm në rajon, manjati njujorkez ka qenë vazhdimisht i fokusuar tek vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm tek Serbia dhe Kosova, por edhe Maqedonia e Veruit apo Bosnja.

https://twitter.com/SecPompeo/status/1096369218180788224?fbclid=IwAR35Hfdobv7muX7lkuGXLcLYA221gUvcDBxTfQzlWBDdtQ71bmgwhEoCCro

Ditën e sotme, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini ku theksoi mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Sipas një njoftimi zyrtar ata gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Prespës dhe mbështetjes amerikane për dialogun e Serbisë me Kosovën.

Po ashtu Pompo dhe Mohgerini theksuan rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara në një gamë të gjerë çështjesh të politikës së jashtme, duke përfshirë punën aktuale për një tranzicion paqësor dhe demokratik në Venezuelë, nevojën për të siguruar një tranzicion politik në Siri, mbështetje për paqen në Afganistan.
Më 19 tetor në një forum sigurie në Beograd, një zyrtar i lartë i lartë i Departamentin Amerikan të Shtetit prezantoi për herë të parë një tablo gjithëpërfshirëse të vizionit dhe interesave të administratës Trump për rajonin. Mattheë Palmer, zëvendës ndihmë sekretari amerikan i Shtetit, hodhi poshtë të gjithë zërat se Ballkani Perëndimor ka zbritur në fundin e listës së prioriteteve të SHBA-së, pasi Presidenti Donald Trump mori pushtetin.

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit shprehet se Presidentti Trump mbetet i fokusuar dhe i përkushtuar për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë qëllimin e tyre për të hyrë në institucionet europiane dhe euroatlantike. “Ne kemi punuar për këtë qëllim për shumë vite përmes administratave të shumëfishta.

Kjo mbetet qëllimi kryesor strategjik dhe objektivi i politikës amerikane”, deklaroi ai për “Ëestern European Balkans”. “Nuk mendoj se është e vërtetë se Ballkani Perëndimor nuk është prioritet . Gjithmonë ka konkurrencë për kohën dhe vëmendjen, nga ana e parimeve. Sigurisht, nëse shikoni prapa në vitet 1990, Ballkani Perëndimor ishte në krye të prioritetit, jo vetëm për SHBA-në, por për mbarë botën. Gjërat kanë ndryshuar në këtë drejtim, por SHBA mbetet e angazhuar në këtë rajon. Ne mbetemi të angazhuar në këtë rajon. Ne jemi këtu, po punojmë ngushtë me qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të çuar përpara objektivin tonë të përbashkët të integrimit europian, paqen, begatinë dhe stabilitetin”, u shpreh Palmer.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë