Treg

Trump i premton Britanisë një marrëveshje tregtare për ta çliruar nga BE

Tregtia duket të jetë kryefjala e vizitës së presidentit Donald Trump në Britaninë e Madhe. Ai i ka premtuar Londrës një marrëveshje të re që sipas tij do ta clorohte nga “prangat” e Bashkimit Europian.

Presidenti Donald Trump deklaroi se besonte se Britania e Madhe mund të arrinte një "marrëveshje shumë të mirë tregtare" me SHBA-në pasi kombi ishullor të jetë larguar nga BE-ja.

Në ditën e dytë të vizitës së tij shtetërore Trump i kërkoi kryeministres Theresa May të "qëndrojë rrotull" deri në fund të Brexit. Gjatë takimit me May, presidenti amerika diskutoi çështje të rëndësishme tregtare, përfshirë këtu edhe sanksionet ndaj kompanisë kineze Huaëei.

Gjatë një takimi në Pallatin e St James, Trump tha se besonte se ka hapësirë për zgjerimin e mëtejshëm të tregtisë midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar "Unë mendoj se do të kemi një marrëveshje shumë, shumë substanciale tregtie," i tha ai kryeministres May.

Komentet e presidentit amerikan erdhën në një takim mes pesë firmave të mëdha britanikëve dhe pesë firmave amerikane, ministrave të lartë dhe zyrtarëve të lartë të të dy qeverive.

Megjithatë vizita e Trump është pritur me protesta të shumta në Londër. Disa protestues kishin veshur disa maska të frikshme të presidentit, të tjerë shisnin letra higjenike me fytyrën e tij, ndërsa të tjerë mbanin pankarta që bënin thirrje për burgosjen e presidentit.

Duke folur për marrëdhëniet midis dy vendeve, kryeministra May u shpreh se: Dy vendet tona kanë një partneritet të madh, por unë besoj se mund të bëjmë më shumë. Me një marrëveshje dypalëshe të tregtisë së lirë, me një bashkëpunim më të gjerë ekonomik dhe duke vazhduar të punojmë së bashku për të mbështetur, formuar dhe ndikuar ekonominë globale dhe rregullat dhe institucionet e saj” . Ndërkohë Trump iu përgjigj se vetëm një marrëveshje me SHBA-në mund ta shpëtojë Britaninë nga prangat".

Presidenti Trump dhe Zonja e Parë i dhanë Mbretëreshës së Anglisë një karficë me lule të argjendta dhe mëndafshi Tiffany & Co, të dorëzuar në një kuti bizhuteri prej druri. Ndërkohë, Duka i Edinburgut mori një xhaketë të personalizuar të Forcave Ajrore dhe një kallam peshkimi.

Por një nga kritikët më të mëdhenj të presidentit, kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan e ka quajtur Donald Trump, deklaroi se i "vinte keq" që Britania e kishte pritur në një vizitë shtetërore.

"Një marrëveshje e mirë për Amerikën nuk është domosdoshmërisht një marrëveshje e mirë për ne. Unë do të këshilloja kujdes". "Ne nuk duhet të hapin qilimin e kuq për Donald Trump. Ai po bën dëm të madh ndaj interesave britanike dhe aleancës tonë tradicionale me SHBA-në", theksoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë