Lajme

Trump i pafajshëm, nuk bashkëpunoi me Rusinë

Donald Trump ka shënuar një nga fitoret më të mëdha të presidencës së tij, duke dalë i pafajshëm pas hetimit për lidhjet e Administratës së tij me Rusinë.

Një përmbledhje e raportit të shumëpritur të Prokurorit të Përgjithshëm Robert Mueller, i publikuar të dielën, zbuloi se Administrata Trump nuk kishte komplotuar me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Kritikët u hodhën menjëherë në sulm duke thënë se kjo nuk vërtetonte që Trump nuk kishte penguar drejtësinë. Demokratët e opozitës po kërkojnë qasje të plotë ndaj raportit të zotit, Mueller. Ai erdhi pas dy viteve hetimesh, të cilat kanë implikuar shumë nga zyrtarët e Admisnitratës Trump.

Pretendimet për lidhje me Rusinë kishin hedhur hije mbi presidencën e zotit Trump dhe shanset e tij për rizgjedhje në vitin 2020.

Në përmbledhjen e tij, Prokurori i Përgjithshëm shkruan se "Këshilli i posaçëm nuk gjeti asnjë zyrtar të stafit dhe Administrarës së Donald Trump që kishte bashkëpunuar me vetëdije me Rusinë".

Megjithatë, ai la një sërë çështjesh të hapura, pasi Muller përcaktonte se “ky raport nuk arrin në përfundimin se presidenti ka kryer një krim, por as nuk e përjashton."

Duke folur në Aeroportin Ndërkombëtar të Palm Beach në Florida, Trump deklaroi ne nuk kishte bashkëpunuar kurrë më Rusinë. "Është një turp që vendi ynë duhet të kalojë përmes kësaj historie," shtoi ai. "Të jem i sinqertë, është një turp që presidenti juaj duhet të kalojë përmes këtij skandali”, deklaroi Trump, duke e cilësuar hetimin si një gjueti shtrigash.

Senatori republikan Lindsey Graham, i cili ka qenë kritik ndaj presidentit në të kaluarën, deklaroi po ashtu se kjo ishte një "ditë e madhe për Presidentin Trump dhe ekipin e tij".

"Retë e zeza që qendronin sipër presidentit Trump janë zhdukur ," tha ai.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conëay po ashtu uroi presidentin nëpërmjet një postimi bë Teitter duke thënë se: "Sot Trump fitoi sërish zgjedhjet e vitit 2016 dhe mori një dhuratë për zgjedhjet e vitit 2020."

Kryetarja e demokratëve, Nancy Pelosi dhe Udhëheqësi Demokratik i Senatit, Chuck Schumer, thanë në një deklaratë të përbashkët se ky hetim nuk duhet të merret si i mirëqenë.

Ndërkohë vetë Rusia ka mohuar të ketë bashkëpunuar me stafin e presidentit Trump për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov deklaroi në një konferencë se ‘Demokratët, rusofobët dhe mediat kryesore krijuan një komplot virtual që ekzistonte vetëm në kokat e tyre.

Ekspertët thonë se tani është e qartë se shkarkimi i Trump për të paktën pesë akuza që mund të rridhnin nga hetimi i Mueller, nuk do të ndodhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë