Bota

Trump dhe kërcënimi autoritar pas ‘rikthimit’: Do të jem diktator, por vetëm ditën e parë!

Gazeta Si - “Si president nuk do të jem diktator... përveçse ditën e parë. Unë do të mbyll kufijtë dhe pastaj do të nis shpimet për naftë".

Donald Trump ia doli ta shndërronte përgjigjen e pyetjes më dramatike në një pjesë teatrale: atë për planet e tij autoritare në rast të rizgjedhjes në Shtëpinë e Bardhë.

Shqetësimet rreth rreziqeve që demokracia amerikane mund të drejtojë me një administratë të dytë Trump, po përhapen me kaq shpejtësi - nga Liz Cheney, një republikane anti-Trump e përjashtuar nga partia, sipas së cilës, nëse rizgjidhet, Donaldi nuk do të largohet më nga Shtëpia e Bardhë.

Një ditë më parë, ishte revista “The Atlantic”, e cila i kushtoi të gjithë numrin e saj të janarit rreziqeve të diktaturës - gjë që mbrëmë Sean Hannity, drejtuesi i rrjetit konservator “Fox News” më i afërt me ish-presidentin, - nuk ishte në gjendje ta bënte.

Ai ofroi atij mundësinë për t’i qetësuar të gjithë, por Trump preferoi t'u jepte përgjigje ironike ose evazive pyetjeve të përsëritura të Hannity në këtë pikë.

Rasti: një takim ballë për ballë mes të dyve në Ioëa, gjatë fushatës në funksion të zgjedhjeve paraprake që do të fillojnë në këtë shtet me grupet parlamentare më 15 janar.

Më shumë se një pyetje, ajo e “Fox”-it është një asistencë: “Duke parë se si folët për hakmarrje dhe që shtypi është plot me konkluzione për një të ardhme autoritare dhe po ju sulmon, a mund të sqaroni dhe premtoni sonte para Amerikës se në asnjë rast nuk do të shpërdoroni pushtetin dhe të hakmerreni?”.

Trump përgjigjet bosh, por hap një polemikë pa iu përgjigjur pyetjes: “A do të thuash çfarë po më bëjnë tani? Al Capone, krimineli më i madh mafioz, u akuzua vetëm një herë, ndërsa unë jam tashmë në aktakuzën time të katërt”.

Hannity i kthehet akuzës: “E kuptoj, por shtypi ju sulmon. A premtoni para Amerikës se nuk do të abuzoni me fuqitë tuaja dhe nuk do të bëni hakmarrje?”.

Përgjigja e Trumpit e trondit atë: “Me përjashtim të ditës së parë: dua të mbyll kufijtë dhe të nis shpimet për naftë”.

Gazetari është i befasuar dhe lëkundet: “Po, por kjo nuk është hakmarrje. Premtoni të mos abuzoni?”.

Dhe Trump, përsëri reagon: “Me përjashtim të ditës së parë: shikojeni, ai po çmendet. Ai më thotë ‘Është e vërtetë që nuk do të bëhesh diktator apo jo?’ dhe unë them: jo, jo, jo. Përveç ditës së parë: mbyll kufijtë dhe nis shpimet. Pas kësaj, unë nuk do të jem diktator”.

Hannity nuk pranon të shkojë më tej, për t'i shpjeguar se çfarë lidhje ka shpimi me diktaturën.

Dhe Trump largohet pa bërë angazhime të qarta për të mbrojtur demokracinë. Ai beson dukshëm se votuesit e tij preferojnë një qëndrim kërcënues dhe autoritar, sesa premtime qetësuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë