Treg

Trump armëpushim me Huawei

Presidenti Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë ranë dakord për armëpushim në tregti duke hequr embargon për blerjen e disa paisjeve nga Huaëei Technologies Co. nga SHBA. Kjo për momentin duke hequr .

Sipas Trump, nën regjimin e armëpushimit, SHBA-të kanë rënë dakord që të heqin tarifat shtesë mbi produktet kineze për një kohë të pacaktuar. Në shkëmbim, Kina do të nisë të blejë në sasi të mëdha produkte amerikane bujqësore.

Derisa të dy lideret nuk ishin ulur për një drekë që zgjati 80 minuta në kuadër të takimit të grupit të G 20 të shtunën, SHBA-të ishte gati ti vendoste Kinës tarifa prej 300 mld dollarësh për produkte të cilat nuk mbulohen nga tarifa prej 25%. Pas kësaj, Trump tha se të dy palët janë të gatshme të nisin sërish bisedimet.

“Ne do të punojmë me Kinën aty ku e lamë për të arritur një marrëevshje,” u shpreh ai në një konferencë për shtyp. “Unë nuk jam i nxituar,” tha ai, duke i konsideruar bisedimet “të komplikuara.”

Trump u shpreh se po lejonte çështjen Huaëei të hapur në favor të Kinës deri në fund të negociatave, por tani për tani, gjigandi kinez i telekomunikacionit duket se po fiton qetësinë. Presidenti tha se firmat amerikane mund ti shesin produkte Huawei, të cilën më parë përfaqsues të qeverisë amerikane e kanë cilësuar si cënim të sigurisë së vendit.
Ai shtoi se SHBA do të vazhdojë të mbajë takime se si të procedojë me Huaëei.

Kompania është në listën e ashtuquajtur “të zezë”, ndaj të cilës pengohen furnizuesit që të shesin teknologjinë me origjinë SHBA-të pa miratimin e qeverisë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka shqyrtuar mënyrat e heqjes së kufizimeve ndaj Huawei.

Z. Trump po përpiqej që Huawei të ishte pjesë e ndonjë zgjidhje tregtare, edhe pse këshilltarët e tij të lartë, përfshirë Sekretarin e Thesarit Stiven Mnuchin, kanë thënë se administrata po e mbante Huaëei të ndarë nga bisedimet tregtare.

“Ne po flasim për paisje për të cilat nuk është ndonjë problem i amdh emergjent kombëtar,” tha Trump.

Më herët këtë javë është raportuar se Pekini e shihte armëpushimin me Huawei si parakusht për arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Uashingtonin.

Kthesa e menjëhershme detyron presidentin të hapet ndaj kritikave nga demokratët dhe ligjvënësit republikanë që e shohin Huaëei si një kërcënim. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Kryetari i Komisionit Federal të Komunikimeve Ajit Pai dhe të tjerë e kanë përshkruar kompaninë në mënyrë të ngjashme.

"Huaëei është një nga disa leva të fuqishme që duhet ta bëjmë Kinën të luajë në tregti. Nëse presidenti Trump do të tërhiqet, siç duket se po bën, do të ulë ndjeshëm aftësinë tonë për të ndryshuar praktikat e tregtisë së padrejtë të Kinës ", tha të shtunën në një deklaratë të Udhëheqësi i Pakicave të Senatit Chuck Schumer.

Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë