Futboll

Tronditet Bundesliga/ Eberl ‘flirton’ me Bajern Mynih, Lajpcigu e shkarkon menjëherë

Gazeta Si – Një nga drejtuesit gjermanë më të vlerësuar është pushuar nga puna në mënyrë surprizë. Kohët e fundit është folur shumë për një kalim të mundshëm te Bajerni, duke qenë nga të preferuarit e Uli Hënes.

Tërmet në Bundesligë. Maks Eberl është një nga drejtuesit më të mirë në futbollin gjerman, megjithatë Lajpcigu e ka shkarkuar papritur nga puna. Faji është i zërave të vazhdueshëm që e përfshijnë atë në një tratativë me Bajernin e Mynihut. Eberl, në fakt, pëlqehet shumë nga Hënes, presidenti i nderit i klubit më të rëndësishëm gjerman.

Të dy ‘flirtojnë’ prej kohësh. Në 2016-ën Eberl shihej si favorit për të zëvendësuar Matias Samer në rolin e drejtorit sportiv. Vendosi të qëndronte te Borusia Mënshengladbah, ku pati rezultate shumë të mira (ekipi i kualifikua në Champions). Tani gjithçka ka ndryshuar. Në fillim ndërprerja e raportit me Gladbah, pastaj kalimi te Lajpcigu dhe tani shkarkimi i papritur. Me Bajernin te dera.

Në 2022-shin Eberl dha një konferencë shtypi, ku shpjegonte pse iku nga Gladbah pas 14 vitesh si drejtor sportiv. "Jam i lodhur, bosh, - tha atëherë. – Nuk ka tension, zemërim, nuk ka probleme mes meje dhe klubit, por jam i lodhur. Duhet të them ‘mjaft’, duhet ta bëj për veten, për shëndetin. Kam dhënë gjithçka për këtë klub. Dua të dal nga futbolli, të shoh botën, të jem i qetë".

Eberl mori pak pushim, shkoi vetëm në Amerikën e Jugut, Kili dhe Argjentinë. Jetoi pak kohë një tjetër botë, një herë në muaj merrte nënën për t’i thënë se ishte mirë. Pastaj telefonata e Lajpcigut dhe kalimi te ky klub solli kritika. Disa tifozë e shihnin si një derr që ndjek paratë.

Pas ikjes së Kahn dhe Salihamixhiç nga Bajerni, i pari në listën e Bajernit ishte pikërisht Eberl, por ai donte të çonte deri në fund merkaton e Lajpcigut. Mori në ekip Openda, Lukeba, Simons, etj. Zërat për Bajernin u kthyen në modë ditët e fundit dhe ai nuk e mohoi se po bisedonte me bavarezët. Fakt që nuk u ka pëlqyer drejtuesve të Lajpcigut, që e shkarkuan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë