Lajme

Tritol parukerisë në Nikël të Fushë-Krujës

Një parukerie në fshatin Nikël të Fushë-Krujës i është vënë një sasi tritoli mbrëmjen e djeshme.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në biznesin e shtetases me inicialet R.Sh rreth orës 1 të mesnatës.

Për fat të mirë, për shkak të orarit të vonë, nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, teksa dyshohet se ngjarja mund të ketë të bëjë me një kërcënim ndaj kësaj parukjereje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë