Ka ndodhur

Tritol në derën e shtëpisë së gazetarit në Lezhë

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Balldre.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Një automjet është filmuar nga një kamera sigurie, nga i cili ka zbritur një person dhe ka vendosur lëndën plasëse dhe më pas është larguar.

 “Në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kjo është ngjarja e dytë e kësaj natyre gjatë që ka ndodhur gjatë natës së kaluar ku edhe një banori në Vlorë i kishin vendosur sasi lëndësh shpërthyese në derën e banesës.

Gazetarit Elidon Ndreka i kanë vendosur një sasi lëndësh shpërthyese gjatë mesnatës në pjesën e jashtme të banesës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Balldre.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Një automjet është filmuar nga një kamera sigurie, nga i cili ka zbritur një person dhe ka vendosur lëndën plasëse dhe më pas është larguar.

 “Në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kjo është ngjarja e dytë e kësaj natyre gjatë që ka ndodhur gjatë natës së kaluar ku edhe një banori në Vlorë i kishin vendosur sasi lëndësh shpërthyese në derën e banesës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë