Një sasi eksplozivi është vënë në një makinë gjatë natës në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në mesnatë në lagjen “Hajro Çakërri”.
Policia e Vlorës bën me dije se është marrë informacion se poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B., që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat pas veprimeve të para bënë çaktivizimin e pakos, e cila kishte brenda saj lëndë plasëse.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.