Ka ndodhur

Tritol banesës së aktivistit në Shijak, PD: Akt kriminal, të zbardhet ngjarja

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e të dielës në portën e banesës aktivistit të Partisë Demokratike, Ilgnor Vora në Shijak.

Nga burime policore, bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka shoqëruar disa persona  në komisariat.

Lidhur me këtë rast, Partia Demokratike thotë se bëhet fjalë për një akt kriminal dhe kërkon menjëherë zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

“Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsiderojmë këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve, - thuhet në një deklaratë për mediat. - Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizëm dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve“, - reagon PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë