Politike

“Trimërinë pas lufte e urtësinë pas kuvendit nuk e ha as qeni”

“Trimërinë mbas lufte e urtësinë mbas kuvendit nuk e ha as qeni”! Më këtofjalë zgjodhi të komentonte incidentet në Bularat të Gjirokastrës, ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu.  

Nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në Facebook, deputeti i PartisëDemokrarike ka dënuar deklaratat e qeverisë shqiptare, duke theksuar se kryeministri Edi Rama nuk demonstroi as urtësi dhe as trimëri, në momentin që duhej njëra ose tjetra. 

Tritan Shehu

Sipas zotit Shehu, kryeministri është duke luajtur rolin e ‘të fortit’ me Greqinë dhe ka dështuar të negociojë me Athinën zyrtare si një partner ibarabartë, për të arritur një marrëveshje dinjitoze e të vlefshme.

“Ne pesë vite u luajt roli i te “fortit” atëherë kur duhej mençuri e urtësi për të shtyrë me përpara marrëdhëniet shume të mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkatërruar qëllimshëm ato”, thotë ndër të tjera ish-ministri. 

Në reagimin e tij të plotë në rrjetin social Facebook, Shehi shkruan se: “Trimërinë pas lufte e urtësinë mbas kuvendit s’e ha as qeni! Mu kujtua kjofjalë e urtë ë Kurveleshit duke dëgjuar dje Kryeministrin të ngrihet përsëri nërolin e të  fortit gjatë oshilacioneve të tij ndaj ngjarjeve të shëmtuara e të rrezikshme të Bularatit. Ashtu si në të gjithë trajektin pesë vjeçar të marrëdhënieve të Rilindjes me Greqinë edhe në këto ngjarje të fundit në asnjë rast nuk u demonstrua trimëri apo urtësi, pikërisht kur duhej njëra apo tjetra. 

Në pesë vite u luajt roli i te “fortit” atëherë kur duhej mençuri e urtësi për të shtyrë përpara marrëdhëniet shumë të mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkatërruar qëllimshëm ato. U kapitullua atëherë kur duhej qëndruar e negociuar si dy partnere të barabarta për të arritur një marrëveshje dinjitoze e të vlefshme. U zhvillua kështu në këtë hark kohor një inkoherencë larg interesave të vendit e rajonit, që veçse të fut në një spirale ngjarjesh e provokacionesh të rrezikshme. E njëjta “déjà vu” edhe me qendrimete deklaratat teatrale kryeministrore për dinamikën e çfarë ndodhi ato ditë nëBularat; gjithmonë jashtë kohe e kontekstit. Përfundimi: “Një vërrë në ujë” siç thuhet, vetëm kakofoni e thellim i konfuzionit politik e të qëndrimeve. Ndërsa dje kanosja e tij: “Provoni të kaloni edhe një herë nga lagja ime, me gurë do ju ndjekim”, me kujtoi fëmijërinë!”

Reagimi i ish-ministrit ishte më i fundit mes një sërë diskutimeshdhe dinamikash, pasi ekstremistët dhe nacionalistët grekë u mblodhën në Bularatpër varrimin e Kostandinos Kaçifas, duke protestuar me thirrje anti-shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë