Shendet

Tridhjetë mikrometra në minutë: shkencëtarët zbulojnë shpejtësinë e vdekjes

Ilustrim kompjuterik i shkatërrimit të një qelize njerëzore Foto: Kateryna Kon/Getty Images/Science Photo Library RF

The Guardian - Duke studiuar vezët e bretkosave, studiuesit kanë matur normën në të cilën qelizat vrasin veten për të mirën më të madhe të organizmit.

Emri: Shpejtësia e vdekjes.

Mosha: E pasigurt nëse është krejt me rëndësi,

Paraqitja: Qelizore.

Po flet me gjëegjëza. Po përqafoj pak shkencë të rëndë  serioze.

Mjaft u solle vërdallë dhe dil në temë. Në rregull ja si është puna. Dy biologë sistemesh në Universitetin e Standfordit,   Xianrui Cheng dhe  James Ferrell, kanë zbuluar shpejtësinë me të cilën vdesin qelizat.

Çfarë është një biolog sistemesh? Një biolog i zoti në përllogaritje, por  po humbet tablonë e gjerë.

Cila është tabloja e gjerë? Nëse njohim shpejtësinë me të cilën vdesin qelizat dhe, më shumë, mënyrën në të cilën vdesin, mund të bëjmë gjëra të mahnitshme.

Si për shembull? Epo, ja, e ke parasysh, të kurosh kancerin duke inkurajuar qelizat kanceroze të vrasin veten  dhe, të mos i lejosh qelizat të vdesin në pacientët me rrezik të sëmundjes së Alzheimer-it.

Po çfarë është shpejtësia e vdekjes? Sipas asaj që Cheng  dhe Ferrell kanë shkruar në revistën “Science”, është 30 mikrometra në minutë.

Nuk jam shumë familjar me mikrometrin. Kjo ndodh sepse nuk je një biolog sistemesh. Shkurtohet shpesh në mikronë dhe është e barasvlershme me  1×10-6 të metrit, një e milionta e një metri ose një e njëmijta e një milimetri.

Pra, shpejtësia e vdekjes është 30 të mijtat e një milimetri në minutë? Mesa duket, ashtu është. Revista ‘The New Scientist’, në kryeartikujt mbi zbulimet, e shpreh kështu.

Dhe ç’do të thotë  në fakt të vdesësh me atë normë? Duke studiuar vezët e bretkosave, Cheng dhe Ferrell matën normën e apoptozës, që kuptohet më së miri si vetëvrasje e qelizës ose “vdekja e programuar e qelizës”, me të cilën qelizat vrasin veten për një të mirë më të madhe të organizmit. Ndonjëherë qeliza e ndjen se është koha e saj të dorëzohet; herë të tjera qelizat fqinje i japin një shtytje përmes valëve shkrehëse. Cheng dhe  Ferrell kanë matur shpejtësinë e atyre valëve ndezëse.

Por, a janë të mira këto vdekje të qelizave? Pjesa më e madhe, po. Njeriu mesatar humbet më shumë se 50 miliardë qeliza në ditë dhe bën  shumë mirë pa to. Por ndonjëherë qelizat hutohen dhe ato të cilat keni nevojë të vdesin apo ato për të cilat nuk keni nevojë vijnë vërdallë, kështu që sa më shumë ta kuptojmë procesin e vdekjes qelizore, aq më të efektshme do të jenë ndërhyrjet biomjekësore.

Për të mos u ngatërruar me: Shpejtësia e Vdekjes, një pjesë nga albumi “ I lindur për të urryer” nga banda punk neozelandeze, “Caveman”.

Thuaj: “Kush tha se nuk mund ta fusim në mendjen tonë shkencën pararojë?

Mos thuaj: “Mendoj se kam nevojë të shtrihem pak.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë