Gazeta Si – Ilir Beqaj fiton “betejën” për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit pranë avokatit të tij në procesin gjyqësor të çështjes “Sterilizimi”.
Vendimi u mor këtë të martë nga GJKKO pas kërkesës së ish-ministrit të Shëndetësisë, i cili në këtë proces ka vetëm masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa masa “arrest me burg” i është caktuar për procesin tjetër, atë të abuzimit me fondet e BE në SASPAC.
Gjykata vlerësoi se, për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve, faktit që ka vetëm një të pandehur, sjelljes së të pandehurit, si dhe faktit që në këtë proces nuk ka masë “arrest me burg”, Ilir Beqaj mund të qëndrojë pranë avokatëve të tij në sallë.
Seancën e radhës, e cila do të mbahet më 21 maj, Beqaj do e ndjekë jashtë kafazit të xhamit. GJKKO gjithashtu ka njoftuar burgjet sa i përket këtij vendimi.
Një ditë më parë, GJKKO nuk pranoi kërkesën e Ilir Metës dhe Erion Veliajt për të ndjekur seancat gjyqësore respektive ndaj tyre jashtë kafazit të xhamit, duke ndezur një debat të fortë, jo vetëm për akuzat që rëndojnë mbi ta, por veçanërisht për mënyrën e trajtimit gjatë procesit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje