Sport

Tri miqësore në pritje të trajnerit. Italia nis revolucionin nga…Mancini

Pas dështimit me Venturën në stol, që solli edhe një mungesë të bujshme në Botërorin e kësaj vere, dhe pas stazhit të përkohshëm me Di Biagion në pankinë, Kombëtarja italiane e futbollit përgatitet të nisë një projekt të ri, me të gjitha gjasat me Roberto Mancinin.

“Të kaltrit” kanë programuar 3 përballje miqësore në maj dhe qershor, me emërimin e teknikut të ri që do të vijë brenda një muaji.

Në morinë e shumë kandidatëve të kontaktuar dhe të vetofruar, për një stol që vlen shumë por mund të të rrënojë edhe karrierën, është edhe Roberto Mancini. Kampionati italian mbyllet më 20 maj, ndërsa finalja e Champions League, të shtunën e 26 majit, gjithmonë nëse do të ketë një skuadër italiane protagoniste.

Vetëm dy ditë pas sfidës epike kontinentale do të jetë debutimi i trajnerit të ri me Italinë. Prova e parë, miqësorja me Arabinë Saudite, si për të lehtësuar një rezultat pozitiv në premierë, e prova e dytë, ajo me Francën në stadiumin e Nisës, më 1 qershor.

Trajneri i ri, për të cilin po bëhen provat gjenerale për kontratën dhe zyrtarizimin, pritet të vijë nga Zeniti i Shën Pjetërburgut.

Pikërisht nga qyteti i Tolstoit, Mancini do ta bëjë edhe lajmërimin zyrtar, duke u shkëputur nga kampionati rus për pankinën më të dashur. Miqësorja e tretë, me të gjitha gjasat me Mancinin në stol, do të jetë në “Allianz Stadium” të Torinos, aty ku “të kaltrit” do të përballen me Holandën.

Si.

Solving the problem of falsified medications


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë