Futboll

Tri javët e ardhshme në 12 ditë, FSHF zbulon kalendarin e Kategorisë Superiore

Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e Kategorisë Superiore, për javën e 20, 21 dhe 22-të, të cilat do të zhvillohen në harkun kohor të 12 ditëve.

E planifikuar për t’u luajtur ditën e mërkurë, java e 20-të u shty për në fundjavë, ku të shtunë dhe të dielën do të luhen 5 sfidat e planifikuara. Ndërkohë për sa i përket 2 javëve ne vijim, ato do të zhvillohen në datat 26-27 shkurt si dhe 3 mars.

Pra në harkun kohor të 12 ditëve, janë planifikuar të zhvillohen 3 javët në vijim, që vijnë me përballje tepër interesante ku spikasin, Kukësi-Partizani, Vllaznia-Tirana, Partizani-Laçi, Kukësi-Laçi. Java e 20-të e Superiores nuk u luajt të mërkurën, siç ishte parashikuar në kalendar. Ky vendimi i FSHF-së erdhi për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë