Ka ndodhur

3 anëtarë të një familje nga Kosova humbën jetën në Gjirin e Lalzit, u helmuan nga kërpudhat e mbledhura në pyll

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shqipëri ku tre anëtarët e familjes Haliti, nga Gjilani i Kosovës kanë humbur jetën. Lajmi u dha në fillim nga mediat  kosovare që shkruajnë se nëna dhe djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim. Ndërkohë policia njoftoi në mbrëmje vonë se 3 familjarët dyshohet se kanë vdekur si pasojë e konsumimit të kërpudhave të helmuara.

Ngjarja ka ndodhur 4 ditë me parë, ku mësohet se 3 familjarët jane dërguar fillimisht ne spitalin e Durrësit, e me tej për trajtim më të specilizuar në Tiranë.

E para që ka ndërruar jetë ka qenë nëna e familjes Haliti, më pas djali e nusja e tij. Nga dëshmitë e siguruara nga grupi hetimor thuhet se ata kane mbledhur kërpudha në pyll për t’i konsumuar më pas. Policia dhe prokuroria nisën hetimet. Familja Haliti kishte blerë një banesë në zonën e Gjirit të Lalzit.

Policia ka proceduar penalisht për veprën “mjekim i pakundesshëm” dy mjekë të qendrës shëndetesore në Manez.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Haliti si dhe bëri apeli që të zbardhet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në reagimin e Hazirit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë