Trend

Trendi në TikTok që shkakton probleme me shëndetin mendor

Njerëzit kanë filluar të heqin mukusin në sy si trend në TikToK por ekspertët kanë paralajmëruar se mund të ndikojë në shikimin e tyre si dhe në shëndetin e tyre mendor.

Në aplikacionin popullor, njerëzit kanë postuar video që tregojnë se si heqin mukusit nga poshtë syve.

Videot kryesisht fituan vëmendjen në fillim të vitit 2021 dhe deri më sot, hashtagu #mucusfishing ka mbledhur 7.5 milionë shikime, ndërsa #mucusremoval ka 183.2 milionë shikime.

Kur u bë i njohur në TikTok, mjekët në aplikacion u shprehën shpejt kundër tij.

Doktor Anthony Youn, i cili ka 7.5 milionë ndjekës, paralajmëroi se kjo quhet në të vërtetë sindroma e peshkimit të mukusit dhe sa më shumë hiqni, aq më keq bëhet.

Mjeku kirurgjik Karan Rajan paralajmëroi gjithashtu se nxitja e syrit tuaj do ta përkeqësojë situatën.

Pse kemi mukus në sytë tanë në radhë të parë?

Sipas ekspertëve të syve në Lenstore, mukusi mund të shkaktohet nga infeksioni, thatësia dhe një sërë faktorësh të tjerë.

Edhe pse akumulimi mund të jetë i bezdisshëm dhe për këtë arsye mund të jetë joshëse për të hequr mukusin, "peshkimi" i tij mund ta lërë syrin tuaj edhe më të irrituar dhe të çojë në zhvillimin e mukusit edhe më shumë.

Përveçse nuk është i mirë për vizionin tonë, Jordan Vyas-Lee, mjek, thotë se mund të ndikojë gjithashtu edhe në shëndetin tonë mendor.

“Personat që vuajnë nga kjo mund të përjetojnë ankth duke qenë të paaftë për të kontrolluar problemin dhe vetëvlerësimi i njerëzve mund të preket për shkak të shqetësimeve të imazhit”.

Fatmirësisht ka gjëra që mund të bëni për të ndaluar ‘peshkimin’ e mukusit.

Lërini sytë tuaj “të merren” vetë me mukusin dhe rezistojini tundimit për ta hequr me ndonjë mjet apo me gisht.

Në varësi të rrethanave tuaja, pikat e syve, një kompresë e ngrohtë ose antibiotikët mund t'ju ndihmojnë ti hiqni njëherë e përgjithmonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë