Trend

Trendi më i ri i makeup-it provon se e ardhmja është tani

“Ndjesitë e një hapësire të së ardhmes” është një përshkrim perfekt për të shoqëruar një look inspirues. Kjo gjë u provua kur artistja e makeup-it Jo Baker përdori këtë shkrim për postimin e saj më të fundit në instagram, i cili përmbante Lucy Boyton dhe një dëshmi tjetër të bukurisë së artit e cila përcaktohet nga një natyrë tunduese.

Për një dalje publike të saj, Baker provoi tek Boynton një hije sysh të zgjatur në ngjyrë metalike, e cila nuk mbulon të gjithë sipërfaqen e syrit, por rrethon pjesën poshtë vetullës deri në cep të syrit. Ky trend ishte një hap drejt së ardhmes, por njëkohësisht edhe elegant, një kombinim që Boynton duket së do ta perfeksionojë, sidomos kur e shoqëron me qerpikë tepër të gjatë, një model flokësh të shkurtër bjondë të kapur me dy karfica të zeza, një ngjyrë rozë të lehtë për buzët dhe një ruzh të lehtë për faqet.

Ju mund ta provoni lehtësisht këtë trend gjithashtu, mjafton të merrni ngjyrën tuaj të preferuar, të rrethoni me të sipërfaqen e syrit dhe të lësh në harresë ngjyrat e përziera të makeup-it.

     


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë