Trend

Trendi i ri i TikTok, mjalti i ngrirë dhe rreziku për efektet e këqija

Dave Ramirez shtrydhi shishen e ngrirë me të dyja duart, duke parë që mjalti të dilte si pastë dhëmbësh. Pastaj, ai mori shumë pëlqime për videon e tij.
"Unë nuk do të gënjej. Ishte mjaft freskuese." ," tha ai më pas në video.
Kështu, lindi tendenca e mjaltit të ngrirë.
Trendi në TikTok ka marrë rreth 900 milion shikime, me krijuesit që ngarkojnë video dhe tregojnë se vendosin mjaltë në një shishe bosh, e vendosin në frigorifer dhe më pas disa orë më vonë shtrydhin shishen fort dhe konsumojnë mjaltin.
Por që nga koha kur Ramirez postoi videon e parë, përgatitjet për të përftuar masën kanë ndryshuar. Disa persona përdorin mjaltë për të realizuar videot e tyre, disa të tjerë përdorin shurup misri duke e përzier me produkte të tjera të ëmbla.


Disa krijues, përfshirë z. Ramirez, anë bërë partnerë me bizneset e ëmbëlsirave që ofrojnë produktet e tyre si ëmbëlsira tjetër e ëmbël që do të vendoset në përzierjen gjysmë të ngrirë. Megjithatë, mjalti mbetet produkti thelbësor mbi të cilin janë krijuar të gjitha shijet e tjera.
"Unë mendoj se kjo mori kaq shumë vëmendje sepse të gjithë kanë mjaltë në shtëpi. Njerëzit mund të thonë: ‘Oh, kam mjaltë në shtëpinë time. Le ta provojmë,” ka thënë Ramirez.

Por si shumë e tendenca të rrjeteve sociale mediave, ngrënia e mjaltit të ngrirë vjen me rreziqe, sipas ekspertëve të shëndetit në SHBA.
Sarah Rueven, një dietologe në Nju Jork, tha se ngrënia e sasive të mëdha të mjaltit mund të çojë në dhimbje stomaku dhe diarre, pasoja që disa njerëz i kanë përjetuar dhe i kanë treguar në videot e tyre në Tik Tok.
“Konsumimi i sasive të mëdha të mjaltit për një periudhë të gjatë kohore mund të jetë i pashëndetshëm. Mund të çojë në shtim në peshë dhe të jetë e dëmshme për dhëmbët,” shtoi ajo.
Ramirez, i cili ka rreth 5.5 milionë ndjekës në TikTok, tha se nuk kishte ndërmend të fillonte një trend. Më vonë ai mësoi se mjalti mund të trashej në atë formë. Ai vendosi mjaltë në një shishe të vogël, e ngriu, e regjistroi veten duke e ngrënë dhe pastaj lexoi komentet e ndjekësve që pyesnin se çfarë kishte ngrënë. Nga atje, krijuesit e tjerë të TikTok, kurioz për strukturën e trashë filmuan videot e tyre.
Kur Daniella Shaba, një tjetër 20 vjeçare që provon trendët e Tik Tok, tha që ishte një masë e ftohtë, por më pas mjalti u shkri në gojën e saj dhe kishte një shije shumë të mirë. Shaba është pronare e një kompanie karamelesh dhe ky trend e ka ndihmuar atë të promovojë edhe produktet e saj.
Burimi:The New York Times/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë