Trend

Trendi i ri i pulovrave duhet provuar menjëherë

Kur mendon për një pulovër tipike vjeshte menjëherë mund të imagjinosh pulovrat e trasha apo golfet prej leshi. Ndërkohë që këto mbeten gjithmonë klasike, është një stil tjetër i cili po bën një rikthim nga vitet ’90 : pulovra me jakë polo.

Pulovra të holla të cilat rrinë ngjitur mbas trupit janë antonimi i pulovrave të mëdhaja që mezi rrinë poshtë palltove të dimrit, pa përmendur fare xhaketën.

Dhe me copat e reja që kanë dalë është shumë e lehtë të imagjinosh pamjen tërheqëse që mund të të japi një pulovër e tillë. Modelet si Bella Hadid apo Kaia Gerber janë ndër të parat që e provojnë çdo trend dhe sigurisht nuk mund tu shpëtonte as ky.

S’ka rëndësi nëse po sheh për diçka të ngushtë apo të gjerë, me mëngë të gjata apo të shkurtra, më poshtë keni disa modele pulovrash me jakë të cilat mund të shkojnë me çdo veshje vjeshte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë