Trend

Trendi i buzëve të lyera aspak perfekte që do të shihni kudo këtë vjeshtë

Buzëve të lyera në mënyrë të përsosur duket se po u vjen fundi.

Sipas grimierëve të kozmetikës, trendi i kësaj vjeshte ka të bëjë me përqafimin e buzës së turbullt (Blurred lips).

"Buzë e përsosur" është standardi universal dhe ngjyra është uniforme, e aplikuar tradicionalisht brenda kufijve të vendosur. Buzët e turbullta janë shumë më pak të qarta. Janë sikur sapo keni ngrënë një frut me ngjyrë të fortë. Pjesa e brendshme e buzëve janë me ngjyrë, ndërsa pjesa tjetër është si e sfumuar, turbullt.

"Kjo lloj lyrje tregon guximin për të pasur një pamje të butë dhe romantike”, thotë grimierja e famshme Erika La 'Pearl.

Taktika për t’u lyer është gjithashtu e lehtë plus që nuk ka nevojë të kujdesesh për kalimin e vijave gjatë ditës. Bëhet fjalë për përqafimin e papërsosmërisë, në fund të fundit.

Ndërsa tendenca ka hyrë në raftet e bukurisë me lëshimin e produkteve të reja, pamja gjithashtu ka dalë në Javën e Modës në Nju Jork. Modelet në shfaqjet e Pranverë/Verë 2022 zbritën në pistë me buzë të turbullta.

Si të krijoni një lyerje të tillë

https://youtu.be/L4QM_hTExDA

Ekzistojnë disa metoda të ndryshme aplikimi që krijojnë rezultate të ngjashme. E para është thjesht të përdorni produktin tuaj të buzëve dhe gishtat. Sigurohuni që keni zgjedhur një produkt që është i qëndrueshëm, dhe mat ose pluhur. Mund të përdorni një buzëkuq nude për bazën dhe më pas të përhapni buzëkuqin me ngjyrë, me gishta.

Një opsion tjetër përfshin buzëkuqin dhe një furçë. Aplikoni buzëkuq në qendër të buzës. Pastaj, merrni një furçë grimi dhe përhapni buzëkuqin në pjesën tjetër të buzëve.

Edhe pse buza e turbullt më shumë preferohet mat, ju gjithashtu mund të aplikoni edhe shkëlqim në të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë