Trend

Trendet që janë të parehatshme në jetën e përditshme

Shumë njerëz sakrifikojnë sadopak për tu dukur bukur dhe ka disa artikuj bukurie që kanë qenë trend në kohë të ndryshme dhe kanë arritur ta ‘sundojnë’ atë periudhë. Gjithsesi, edhe pse trend, këto artikuj janë jashtëzakonisht të parehatshme në jetën e përditshme.

Korsetë

Mund të pyesim çdo femër që i ka përdor korsetë dhe asnjëra nuk do të thotë se i pëlqen apo se ndihet rehat me to. Edhe pse mund të duken bukur, me bel të hollë në sytë e njerëzve, asnjë nuk e di se mbas asaj bukurie fshihet një femër që mund dhe të ketë vështirësi në frymëmarrje për shkak të korsesë.

Imazh ilustrues

Chokers

Këto varëse janë një nga artikujt që aq shpejt sa është bërë trend, aq shpejt dhe ka dalë nga moda por sido të jetë, diçka është e sigurt: janë shumë të parehatshme. Madje janë aq të ngushta sa mund të ndikojnë në rrjedhën e gjakut në qafë. Edhe pse këto varëse janë shqetësuese dhe kanë një histori prejardhje paksa të çuditshme, vazhdojnë të rishfaqen në trendët e modës përsëri e përsëri.

Imazh ilustrues

Teminat

Duket se stilet më joshëse të modës janë më të pakëndshmet, dhe teminat janë pjesë e këtij trendi.

Teminat në lëkurë krijojnë një ndjesi kruarje dhe kjo sjell një situatë të pakëndshme për këdo që i vesh, sado në modë të jenë.

Imazh ilustrues

Takat

Takat janë një nga pjesët më ikonike dhe më të përjetshme të modës. Ato mund të vishen në çdo kohë dhe me çdo veshje duke parë dhe risitë e çuditë që bota e modës ka sjellë me trendë të çdo lloji. Por, edhe takat e kanë atë anën tjetër të medaljes dhe për këtë mjafton të pyesësh femrat që qëndrojnë me orë të tëra në taka dhe gjithë dhimbjeve që ato krijojnë.

Sado elegante, takat gjithmonë do të jenë të parehatshme dhe shqetësuese nëse nuk janë të duhurat dhe vishen për një kohë të gjatë.

Imazh ilustrues

Xhinset me bel të ulët

Xhinset me bel të ulët dikur ishin trendi në të gjithë botën, nga të famshmit, te fashionistët e deri te të rinjtë dhe njerëzit kudo.

Në atë kohë, kjo tendencë mund të dukej super ‘tip’, por këto xhinse ishin në të vërtetë të parehatshme dhe aspak të bukura për industrinë e sotme të modës.

Imazh ilustrues

Sandalet me lidhëse

Këto sandale mund të kenë pasur momentin e tyre në qendër të vëmendjes, por kushdo që i ka veshur ose i mban ende mund të pajtohet se ato janë një dhimbje e madhe. Duhet të lidhni lidhëset sa herë që i vishni (imagjinoni të jeni vonë)  dhe ç’është më e keqja, lidhëset duhet të lidhen aq ngushtë që të mos bien dhe kjo shkakton bllokim të rrjedhës se gjakut.

Imazh ilustrues

Burimi: HerBeauty. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë