Trend

Trendet më të kërkuara për vitin 2020

Çfarë viti ka qenë. Kemi pasur pafund gjëra të reja, zhvillime dhe ndoshta tashmë as nuk habitemi më për asgjë që shohim. Gjithsesi ka diçka që nuk ka ndryshuar dhe ajo është bukuria dhe kujdesi ndaj flokëve, fytyrës...

Madje, kjo periudhë ka qenë dhe një mënyrë e mirë për njerëzit për të riformuar rutinat e tyre të flokëve, kujdesit të lëkurës dhe gjithë përbërësit që kanë përdorur.

Në të vërtetë, duke filluar nga Dua Lipa te Georgia May Jagger, çdo njeri i famshëm praktikoi DIY (Do it yourself) dhe kishte shumë të tjerë që na treguan se ka disa përbërës që na ndihmojnë të kemi një fytyrë të pastër. Vlen të përmendim Kendall Jenner e cila çdo ditë postonte fotografi duke lyer fytyrën me avokado.

Në fakt, asnjë frute nuk mbeti pa u përdorur në kërkim të maskës së përsosur të fytyrës në shtëpi. Ndërsa ky vit po mbyllet, Vogue ka mbledhur trendet globale më të kërkuara të flokëve, bukurisë dhe lëkurës të vitit 2020.

Cilat ishin tendencat e flokëve në vitin 2020?

Kur bëhet fjalë për flokët, këtë vit ne i kemi pasur në dorë vetë totalisht. Janë të shumtë ato njerëz që për shkak të izolimit, janë detyruar ti presin apo ti lyejnë vetë flokët. Duke u nisur nga kjo, në një përpjekje për të larguar flokët e gjatë dhe rrënjët e palyera, konsumatorët "mësuan se si të bënin vetë ngjyrën e flokëve këtë vit, kështu që kishte shumë kërkime rreth produkteve që kanë lidhje me këtë", thotë Yarden Horwitz, bashkëthemelues i platformës globale të kërkimit të trendeve “Spate”.

"Edhe pse tendencat e tilla si shampoja vjollcë po shtoheshin para izolimit, koha në shtëpi përshpejtoi interesin për produktet që lidheshin me lyerjen pasi konsumatorët u bënë më të vetëdijshëm se si të bëjnë flokët me ngjyra DIY."

Me më shumë kohë, gjithashtu pati një rritje të maskave të flokëve në shtëpi, pasi mbajtja e shkëlqimit për bisedat në Zoom u bë një përparësi e re.

"Konsumatorët gjithashtu u munduan të përdorin maska dhe serume të ndryshme për flokët për të shmangur shkuarjen në sallon.”

Sipas menaxherit të Vogue, Mayu Kato (i cili u këshillua me Google dhe një mjet global i kërkimit të quajtur Ahrefs), ne gjithashtu pamë një rritje të kërkimeve për modele flokësh të lehta për tu mbajtur siç është bob, prerje të shkurtra flokësh dhe gërsheta, ndërsa të tjerët thjesht kërkuan në Google mënyrat më të mira për të mbajtur flokët e tyre larg nga fytyra.

Trendet e vitit në kujdesin e lëkurës

Kujdesi ndaj vetes ka qenë kryefjala e këtij viti. Aq i rëndësishëm për njerëzit ka qenë dhe kujdesi ndaj lëkurës. Njerëzit i kthyen shtëpiat e tyre në “llixha” dhe mësuan si të kujdesen për lëkurën në mënyrë profesionale.

Horwitz tha se njerëzit kërkuan shumë për përbërësit e kujdesit ndaj lëkurës.

“Kishte pafund kërkime për përbërës dhe mënyrat se si mund të bëjnë një trajtim.” tregon ai. Sipas Kato, ndërsa shumica e njerëzve kërkonin për kremra të ndryshëm apo sorume të gatshme që mund ti porosisnin online apo ti blinin në farmaci, kishte nga ato të tjerët që kërkonin mënyra dhe përgatitje në kushtet e shtëpisë, me produkte që çdokush i kishte në shtëpi.

“Kishte një kthim në gjërat themelore, të cilat panë njerëzit të “sulmonin” frigoriferët e tyre dhe raftet e kuzhinës në një përpjekje për të krijuar maskën e përsosur të fytyrës në shtëpi. Ndër përbërësit më të njohur ishin shafrani i Indisë dhe Avokado e sjellë nga Kendall Jenner, sic e përmendëm në fillim.

Po bëhet make-up-i më natyral apo më eksperimental?

Gjithsesi, të gjithë trendet kanë qenë “ti bëjmë edhe pse nuk do shkojmë askund”, përveç se në internet, natyrisht ku dhe u shpalos çdo gjë.  Këtë vit, tendencat e make-upit u ndanë në dy kampe. Nga njëra anë, u vu re një ngritje e make-upit të thjeshtë, sa më pranë natyrales pasi kështu e kërkonte dhe “Zoom”. Nga ana tjetër, u vunë re shumë eksperimente me ngjyrat.

"Mediat sociale dhe koha në shtëpi po i ekspozojnë konsumatorët ndaj make-upit më të ndërlikuar.” thotë Horwitz.

Ndër kërkimet më të njohura përfshinin buzëkuq rozë dhe rimelin me shkëlqim.

Gjithashtu, njerëzit kërkuan dhe për mënyra si mund të mirëmbanin vetullat apo për produkte se si mund ti lyenin me bojë.

"Kërkimet e këtij viti kanë treguar se njerëzit po i japin përparësi vetullave dhe buzëve të tyre, edhe kur janë në shtëpi, për të pasur një pamje perfekte ndërkohë që janë në “Zoom” përfundon Horwitz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë