Trend

Trendet e reja të bukurisë që pushtuan instagramin në një javë

Eksperimentet me sytë ishin kudo nëpër faqet e instagramit javën që kaloi. Artisti i makeup-it Tyron Machhausen provoi ti lyente kapakët e syve të Zazie Beetz me një ngjyrë argjendi që dukej si pasqyrë. Pat McGrath vodhi të gjithë vëmendjen në shfaqjen e Marc Jacobs duke përdorur hije të ngjyrës jeshile për sytë dhe një ruzh rozë për faqet që e kishte zgjatur që nga faqet deri në pjesën anash syve. Artistja e makeup-it Diane Kendal ishte prirur ndaj diçkaje pak më ndryshe pasi kishte zgjedhur ngjyrën e zezë për të rrethuar gjithë sipërfaqen e syrit.

Përsa i përket flokëve, Junglepussy guxoi me një ngjyrë flokësh aspak normale, ajo kishte përdorur të gjitha ngjyrat e ylberit për modelin e saj të ri dhe gjithashtu kishte kapur dy topuza. Kelsey Lu zgjodhi një kopsht të vogël botanik për të treguar gërshetat e saj me fije argjendi, vetullat e lyera në ngjyrë të kaltër dhe një lule tepër të madhe mbi të gjitha këto.

Ndërsa Imaan Hammam duket se kishte zgjedhur një model flokësh me kaçurrela që arrinin në gjatësinë e shpatullave dhe baluke që dukeshin mjaft të ashpra. Gabrielle Richardon bëri një selfie perfekte nën dritën e diellit, përkrah me muzikantin Choker ku tregonin kaçurrelat e tyre perfekte ndërkohë që Marc Jacobs na dërgoi një puthje duke treguar gishtat e tij të lyer në ngjyrë jeshile të errët.

Zazie Beetz
https://www.instagram.com/p/B2Ss4-QFTIB/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again
https://www.instagram.com/p/B2Pnt76HvEC/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B2QFOsUlxhO/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B2FNH03l9m3/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B2GpuzoBSQh/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B2SefJEAmMv/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B2Ex9tDlAg1/?utm_source=ig_embed

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë