Trend

Trendet e bukurisë për javën që lamë pas janë përsëri këtu

Javën që shkoi, fytyrat që shkëlqenin morën një kohë të merituar nëpër faqet e instagramit. Modelja braziliane Camila Costa kishte vënë një kurorë me lule mbi flokët e njomë dhe fytyra i ndriçonte nga dielli, ndërkohë që artistja e makeup-it Isamaya Ffrench postoi një foto nga shfaqja e Giambatista Valli në të cilën shfaqej një modele së cilës ajo ia kishte dekoruar pjesën anash syve me petale të buta lulesh dhe qepallat dhe buzët ia kishte lyer me shkëlqyes. Ndërkohë që Tracee Ellis Ross duke reklamuar një fytyrë natyrale ndau me ndjekësit 5 këshillat e saj më të mira për tu dukur dhe ndjerë e re.

Camila Costa
https://www.instagram.com/p/B3CrLKaA62V/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B3Fcu9rlINf/?utm_source=ig_web_copy_link

Por pati gjithashtu edhe disa trende përkushtuar syve, duke filluar me hijen e syve të Lizzo-s e cila të jepte idenë e një dielli në perëndim nga ngjyrat e përdorura dhe binte në kundërshtim me flokët e saj lejla. Salem Mitchell pati momentin e saj gjithashtu, me sytë e mbushur me xixa dhe një penel me majë të trashë, një look i realizuar nga artisti i makeup-it Samuel Paul. Këngëtarja britanike Cosima i leu sytë e saj me një jeshile me shkëlqim dhe një hije në ngjyrë ari.

https://www.instagram.com/p/B3EE1pzhUqY/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B3Ddjg2gRT2/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B3DHbDiALCa/?utm_source=ig_web_copy_link

Shumë të tjera gjetën kohë për kujdesin për veten gjithashtu. Si fillim, aktorja e “Pose”, Indya Moore postoi një foton duke lexuar biografinë e Assata Shakur nga vaska. Më pas, Cindy Crawford shijoi “saunën e saj të mëngjesit” ndërkohë që Yara Shahidi bëri një maskë për fytyrën. Dhe në fund Ashley Graham bëri një stërvitje para lindjes.

https://www.instagram.com/p/B3AX4S_nvzS/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B3HhCDQll-f/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B2-7W-EANMX/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B3DnIe-AJnQ/?utm_source=ig_web_copy_link

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë