Propozim i SI

Tregu shqiptar i mbytur me lodra toksike për fëmijët

Kur mendojmë për fëmijët, natyrisht këtë 1 Qershor na shkon mendja edhe tek lodrat. Sipas ekspertëve që studiojnë psikologjinë e fëmijës, lodrat ndikojë në zhvillimin psikomotor të tyre, por a e dimë saktësisht se çfarë ndikimi kanë lodrat në shëndetin e fëmijëve?
Sipas një studimi të fundit të hartuar nga Qendra e Konsumatorit Shqiptar dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, lodrat që tregtohen në Shqipëri mbartin rreziqe të ndryshme dhe ndër më kryesoret është rreziku i lëndëve kimike. Periudha e këtij studimi përfshin në vendin tonë ka zgjatur nga viti 2016 deri në vitin 2018.

Drejtoresha e Qendrës “Konsumatori Shqipëtar Ersida Teliti tregon për Gazetën “Si” se studimi lindi si një bashkëpunim midis Qendrës "Konsumatori shqiptar" dhe Fondacionit Shoqëria e hapur për Shqipërinë!

“Ky projekt kishte si qëllim realizimin e një studimi të tillë, me fokus kuadrin ligjor, institucional, si dhe bërjen e analizave për 42 njësi lodër! Fokusi i një studimi të tillë ishte dhënia e një raporti në lidhje me produktet jo-ushqimore-kategoria lodër që janë në qarkullim në tregun shqiptar. Pas bërjes se analizave, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes se Tregut do mund të vijonte me aksionin e tij, për bllokimin dhe shkatërrimin e këtyre produkteve! Analizat u detajuan me tej , duke studiuar dhe raportuar në lidhje me demet që shkaktojnë në shëndetin dhe jetën e fëmijëve!,” shtoi Teliti


Ekspertët kanë shpjeguar në studim se një ndër dukuritë më të rrezikshme në vendin tonë janë lodrat që kthehen në trend, si lodrat e buta, të njohura gjerësisht nga të mëdhenj e të vegjël si “slime”. Të dhënat kanë treguar se gjenden një sërë substancash të rrezikshme tek lodrat që qarkullojnë në vendin tonë, si N, N-dimetilformamide, N, N-dimetil-aminoethanol, ciklohexanon dhe trietilenaminë.
“Këto substanca dëmtojnë sytë e fëmijëve, shkaktojnë acarim të mukozës dhe dëmtim të mëlçisë si pasojë e migrimit të lartë të Boronit,” thuhet në studim.
Në përgjithësi lodrat kategorizohen nga:
-Sasi e madhe dhe modele të shumta.
-Origjinë nga KINA, vend me risk të lartë në prodhim.
-Materialet e përdorura, mbizotëron plastika komplekse.
-Konsumatori vulnerabël, fëmijët e moshës nga 0-14 vjeç.

Vlerësimi i situatës së lodrave në tregun shqiptar nga inspektimi 2016-2018:
Në këtë periudhë, është konfirmuar nga ISHMT (Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut), se pjesa kryesore lodrave në tregun shqiptar janë të importuara nga Kina dhe nga vende të tjera jashtë BE. Për sa i përket materialit të dhënat në studim tregojnë se mbizotëron plastika me përbërës kryesor “Ftalatin”, një produkt që ndikon në aftësitë riprodhuese, vetitë kanccerogjene dhe efektet endokrine.
Gjetjet kanë treguar se një pjesë e vogël e importeve janë në përputhshmëri me kërkesat ligjore dhe shumë lodra janë cilësuar të rrezikshme në tregun Shqiptar, kështu që ekspertët e studimit e kanë cilësuar si shumë të rëndësishme kontrollin laboratorik.

“Produktet të cilat u gjenden pa markimin CE, Deklaraten e Konformitetit EC, si dhe ato produkte që nuk dol në konformitet u bllokuan nga IShMT dhe me tej u shkatërruan sipas kuadrit ligjor ne fuqi! Kryesisht bllokimi është bere në tregjet e Tiranës, Durrësit dhe Fierit! Me shpresën që aksioni do të vijoje me tej në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë,” i tha Teliti Gazetës “Si”

Kategoritë e riskut dhe efektet e tij:
Të dhënat e përshkruara në raport tregojnë se rezultatet që janë kryer, kanë treguar një nivel të lartë të rrezikshmërisë së përdorimit. Sipas studimit grupmosha 0-14 vjeç është më pranë lodrave dhe ekspertët i klasifikojnë si një kategori vulnerabël, që cilësohen si persona që nuk e dallojnë rrezikun e mundshëm të një produkti. Shpjegohet se fëmijët tërhiqen nga pamja e produktit dhe këto paraqesin një rrezik më të lartë në duart e tyre.
Kuptohet që fëmijët janë shumë më të ndjesh se të rriturit për sa i përket substancave toksike dhe mund të kenë dëmtime të organeve të brendshme si rrugët e frymëmarrjes, sistemit riprodhues dhe rreziku i prerjes.
Sipas të dhënave disa nga substancat që janë gjetur rëndom në lodrat e fëmijëve në tregun shqiptar janë:
-Ftalati DEHP
-Plumbi
-BISPHENOLS
-Formaldehyde
-Boroni

Niveli i shpërndarjes së produkteve me risk serioz në treg:
Në tregun shqiptar ekspertët kanë konstatuar rreth 10.000 copë lodra të rrezikshme në vitin 2019 dhe origjina e prodhimit ishte Kina. Përsa i përket shpërndarjes gjeografike, studimi tregon se këto lodra të rrezikshme tregtohen në qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Fierit.
Në studim shkruhet gjithashtu se një ndër sfidat më të mëdha në procesin e mbikëqyerjes së tregut mbetet ndërgjegjësimi i shitësve dhe të blerësve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë