Treg

Tregu i varfër, botës i duhen më shumë infermierë

Kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli vitin 2020 "Vitin e Infermierit dhe Mamisë" vitin e kaluar, që të përkojë me 200 vjetorin e lindjes së “Florence Nightingale”, pakkush mund ta kishte imagjinuar që punonjësit e kujdesit shëndetësor do të përjetonin një kohë kaq të trazuar. Ata përfaqësojnë rreth 10% të rasteve të COVID-19, sipas Këshillit Ndërkombëtar të Infermierëve, një federatë e shoqatave kombëtare të infermierisë. Sëmundja ka vrarë të paktën 1500 infermierë. Por, si dhe duke nënvizuar trimërinë dhe aftësinë e tyre, pandemia ka përkeqësuar një problem me infermierët: nuk ka aq sa duhet. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Anglisë, për shembull, hyri në pandemi me 40,000 vende të lira në radhët e  infermierëve, një mungesë që pritet të arrijë në 100,000 në një dekadë sipas Fondacionit të Shëndetit, një think-tank. OBSH llogarit që 6 milion infermierë shtesë janë të nevojshëm në të gjithë botën.

Për të mbuluar boshllëqet, Britania, si shumë vende të pasura, varet nga emigrimi. Infermierët e emigrantë të trajnuar përbëjnë 15% të të gjithë infermierëve të Britanisë - mbi 100,000 prej tyre, duke e bërë Britaninë vendin më të madh të destinacionit pas Amerikës. Por kjo fuqi punëtore, e rekrutuar kryesisht nga Bashkimi Europian, po ndryshon ndërsa punëdhënësit kthehen në Azi. Vitin e kaluar më pak se 1.000 infermierë europianë u regjistruan për të punuar në Britani, krahasuar me 9,389 katër vjet më parë. Numri i të regjistruarve nga jashtë Europës, ndërkohë, u rrit nga 2,135 në 12,033 për të njëjtën periudhë. Dy faktorë kanë shkaktuar këtë zhvendosje: Brexit, i cili ka ngadalësuar mbërritjen e infermierëve europianë dhe bëri që 5,000 syresh të largohen, dhe lirimi i rregullave të imigracionit për infermierët nga jashtë BE.

Mbështetja e Britanisë te infermierët e huaj ngre pikëpyetje në lidhje me efektin e këtij fenomeni te vendet e varfëra. Filipinet dhe India, eksportuesit më të mëdhenj të infermierëve në botë dhe origjina e shumicës së infermierëve të rinj të huaj në Britani, paraqesin një pamje të komplikuar. Qeveria e Britanisë ka një listë të vendeve në zhvillim nga të cilat nuk rekruton punëtorë shëndetësorë, për të parandaluar një rrjedhje të trurit. Filipinet dhe India janë në këtë listë, por Britania ka rënë dakord për përjashtime me qeveritë e tyre përkatëse. Të dy vendet janë të njohur për shkollat ​​e tyre private të infermierisë të cilat trajnojnë emigrantë aspirues të cilët janë të etur për të emigruar jashtë vendit. "Rekrutimi atje nuk konsiderohet si joetik", thotë James Buchan i Fondacionit të Shëndetit. "Ekziston një prirje që këta infermierë, kryesisht duke paguar për trajnimin e tyre, të transferohen jashtë vendit." Në të vërtetë, shumë filipinas dhe indianë mbështeten në paratë që anëtarët e familjes që punojnë jashtë dërgojnë në shtëpi: remitancat arritën në 9% të PBB-së së Filipineve vitin e kaluar.

Por India dhe Filipinet gjithashtu përballen me mungesa, edhe pse të dy vendet trajnojnë më shumë infermiere se sa kanë nevojë. Në Britani ka më shumë se tetë infermierë për 1.000 banorë, krahasuar me më pak se pesë në Filipine dhe dy në Indi. OBSH konsideron se Filipinet do të përballen me një mungesë prej gati 250,000 infermierësh deri në vitin 2030. Infermierët në këto vende shpesh përballen me papunësi të përhapur, paga të ulëta dhe mundësi të dobëta karriere, gjë që inkurajon të diplomuarit të shkojnë jashtë vendit.

Sipas OBSH, rekrutimi ndërkombëtar do të vazhdojë për aq kohë sa bota ka nevojë për infermierë, por plotësimi i vendeve të lira do të jetë i vështirë nëse nuk përmirësohen kushtet e pagës dhe të punës, veçanërisht në vendet e varfëra. Në korrik, një raport nga Kolegji Mbretëror i Infermierisë në Britani zbuloi se 36% e anëtarëve të saj po mendonin të linin profesionin, një rritje prej 9% nga 2019. Pasi të jetë zbehur kërcënimi i COVID-19, vendet e pasura dhe të varfra do të jenë në dilemë duke menduar nëse kanë mjaft infermiere për të përballuar një pandemi tjetër. / Burimi: The Economist. Përgatiti: Gazeta "Si" /


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë