Treg

Tregu botëror i kumarit, kush pasurohet më shumë

E parë në optikën ekonomike; të punësimit dhe të ardhurat në arkën e shtetit prej taksave dhe licencave të industrisë së kumarit, ky treg qarkullon shifra marramendëse në të gjithë botën, madje edhe në vendet me varfëri ekstreme.

Të dhënat e neonslots.com tregojnë se në periudhën nga 2016 - 2022 Tregu Ndërkombëtar i Kumarit është parashikuar të rritet me 5.7%. Tregu në Azi po rritet shumë shpejt, nga 2010 në 2015  tregu arriti në 18.3%. Kurse mes 2016 - 2017, industria aziatike zuri 43.4% të të gjithë tregut me qendrat lidere Macao dhe Singapor.

Në 2015-2016, të ardhurat e biznesit global të kumarit janë shpërndarë në këtë mënyrë:

Azia dhe Paqësori — 43.4%

SHBA-të — 40.1%

EMEA (Europë, Azi Qendrore dhe Afrikë) — 10%

Kanada — 3.4%

Amerika Latine — 3.1%

Në 2015  tregu on line u nda në këtë mënyrë:

Europa - 47.6%

Azia dhe Lindja e Mesme - 30.3%

Amerika e Veriut - 13.3%

Oqeania (Oqeani Paqësor Jugor përfshirë Australinë, Zelanda e Re, Papua Neë Guinea dhe Fiji) - 6.6%

Amerika Latine dhe Karaibet - 1.6%

Afrika - 0.5%

Biznesi i kumarit në Europë

Biznesi i Kumarit në Europë vazhdon të rritet. Në 2016, të ardhurat ishin 84.9 mld USD dhe rritja e tregut është 3% në vit. Tregu online në Europë po rritet intensivisht dhe vendet me rritje më të madhe janë Spanja, Danimarka dhe Italia. Në Europë Britania e Madhe ka pjesën më të madhe sëbashku me Gjermaninë dhe Skandinavinë.

Biznesi i kumarit në Europë është i rregulluar. Franca, Anglia dhe vende të tjera kanë ndërtuar ligje për tu aplikuar për këtë treg. Në shumicën e vendeve Europiane, kumari on line është përqëndruar brenda vendit dhe tek llotaria, bingo dhe lojëra të tjera të tjera të ngjashme janë monopole shtetërore. Në Skandinavi, kryesisht i gjithë kumari operon me kompanitë e zotëruara nga shteti. Në vende të tjera, shumë forma kumari, përveç llotarisë, i përkasin operatorëve privatë.

Beneluks

Beneluksi është një bashkim politiko-ekonomik i tre shteteve fqinje në Europën Perëndimore: Belgjikës,Hollandës dhe Luksemburgut.Në të gjitha këto vende, industria e kumarit është legalizuar, off line- dhe online. Të ardhurat nga kjo industri në vendet e Beneluksit janë mbi 700 mln EURO. Hollanda ka tregun më të madh të kumarit. Vendi ka 14 kazino fizike të cilat janë nën zotërimin e shtetit. Të ardhurat e tyre arrijnë në 548 mln EURO çdo vit. Belgjika kas 9 kazino fizike, me të ardhura vjetore114 mln EURO. Luksemburgu ka vetëm një kazino me të ardhura 40 mln EURO në vit. Belgjika dhe Hollanda e lejojnë kumarin on line me disa kufizime në lidhje se kush mund të operojë në të dhe gjuhën që disponojnë për aktivitetin por në Luksemburg vetëm Llotaria Kombëtare mund të drejtojë aktivitet kumari on line.

Shtetet Baltike

Shtetet Baltike janë formuar nga Estonia, Lituania dhe Letonia. Industria e Kumarit ka një bazë ligjore të mirë dhe sjellë të ardhura të majme. Secili vend ka rregullatorin e tij të lojërave që mbikëqyr dhe rregullon si kazinotë fizike dhe lojërat on line (operatorët e tyre). Të ardhurat nga kjo industriu në vendet Baltike janë mbi 400 mln EURO në vit. Slot machines janë më shumë popullore se lojërat e tjera dhe tregu më i madh kumarit është në Letoni.

Europa Lindore

Vendet e Europës Lindore janë Rusia, Ukraina, Biellorusia, Republika Çeke, Polonia, Hungaria, Kroacia, Sllovakia, Serbia, Sllovenia, Rumania dhe Moldavia. Vendet e Ballkanit dhe Shtetet Baltike i përkasin këtij rajoni gjithashtu.

Industria e Kumarit në Europën Lindore është e vështirë të karakterizohet si një e vetme. Ky është një rajon ku kumari është i lejuar kryesisht (përvfeçse Rusisë dhe Ukrainës). Tregjet më të mëdha janë Republoika Çeke, Rumania dhe Polonia dhe në vendet e tjera, ligjet e kumarit kaluan në vitet 2000. Por edhe nga tregu ilegal gjenerohen të ardhura të mëdha.

Industria e Kumarit në Balkan

Ballkani konsiderohet si rajoni që përfshin vende të Europës Lindore dhe Europës Juglindore. Rajoni përbëhet nga gjashtë vende që janë anëtare të plota dhe tetë që janë pjesërisht. Vendet e Ballkanit karakterizohen nga një kulturë unike, e cila përfshin edhe kumarin gjithashtu.

Ballkani përfshin, Shqipërinë, Bullgarinë, Bosnje dhe Herzegovinën, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Industria e kumarit në shtetet e Ballkanit është gjysmë-ilegale oser tërësisht underground. Arsyeja është si pasojë e një legjislacioni jo të përmbushur dhe e mungesës së burimeve për të përforcuar ligjin.

Amerika Veriore

Tregu i Amerikës Veriore konsiston në tregun e SHBA-ve dhe Kanadasë. SHBA-të gjenerojnë 40% të të ardhurave të kumarit botëror dhe mbajtën vendin e  liderit në botë deri në 2010-ën kur Azia mori përparësi.

Të ardhurat nga kumari ligjor në Amerikën Veriore vlerrësohen më shumë se 100 mld $. Nëse do të përfshihej edhe biznesi ilegal, shifrat do të ishin dy-fish.

Amerika Latine

Tregjet më të mëdha të kumarit në Amerikën Latine janë Argjentina, Brazili, Meksika dhe Kolumbia. Në përgithësi, kumari në Amerikën Latine vuan nga mungesa ligjore. Ligjet nuk janë qartësisht të përcaktuara dhe përgjegjësia u është dhënë autoriteteve lokale. Për këtë ekziston mundësia për biznes ilegal.

Amerika Latine është një rajon premtues për  kumarin on line. Tani për tani, ajo ka një situatë gjysmë ligjore dhe ligjore. Por gjatë  2016-2017, vendet lidere të Amerikës Latine mund të adoptojnë një legjislacion të ri, të përshatur edhe nga vendet e tjera që do të rregullojë tregun on line.

Australia

Në Australi biznesi i kumarit është ligjor. Janë mbi 400 licensa që janë marrë nga kazinotë fizike, dhe të tjera. Mënyra më popullore për të luajtur kumar janë kazinotë on line, të cilat janë ligjëruar që prej viteve 2000. Slot machines të vendosura në pube lokale zënë vendin e dytë  dhe kazinotë fizike vendin e tretë. Qarkullimi vjetor nga ky biznes është 20 mld AUD. Çdo vend ka legjislacionin e vet për aktivitetet e kumarit.

Afrika

Biznesi i kumarit në Afrikë është përqëndruar kryesisht në Afrikën e Jugut. Të ardhurat bruto të tregut vlerësohenn rreth 26 mln ZAR (1.92 mln $ amerikan). Të ardhurat nga tregu ilegal vlerësohen 140 mln ZAR (10.7 mln $). Në 2015, rritja në biznesin e kumarit ishte 15%. Kumari Online në Afrikën e Jugut është i ndaluar dhe vetëm bastet sportive lejohen.

Përgatiti: Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë