Rend dhe Ligj

Tregtonin kokainë në doza të vogla, kapet miku i Shullazit në Elbasan

Një sasi prej 550 gramë kokainë është sekuestruar në Elbasan, ndërsa gjashtë persona të dyshuar kanë përfunduar në pranga. Mësohet nga burime zyrtare policore se të ndaluarit tregtonin drogëra të forta, kyesisht kokainë.

Mes të arrestuarve është Klajdi Gjeçi, miku i Emiljano Shullazit. Gjeçi njihet si pjesëtar i bandës së Shullazit dhe ka një sërë precendetësh penalë. 32-vjeçari, banues në Elbasan, njihet si një person me precedentë penalë në fushën e krimeve ndaj personit.

Të prangosurit e tjerë janë: A. Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, S. P., 23 vjeç, L. D., 35 vjeç, L. Gj., 25 vjeç, K. T., 31 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Për këtë operacion, po ndiqen në gjendje të lirë edhe dy persona, A. Q., dhe K. Gj..

Këta të fundit ishin organizatorë të grupit, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë