Lajme

Tregti armësh në Elbasan, arrestohet shqiptaro-maqedonasi

Ditën e sotme policia ka arrestuar një shqiptaro-maqedonas pranë fshatit Urakë në Përrenjas.

Bëhet fjalë për shtetasin Ylber Suma nga Maqedonia me banim në Kosovë, të cilit policia i sekuestroi 2 pistoleta dhe fishekë.

32-vjeçari nga Maqedonia i kishte futur këto armë nga Maqedonia në mënyrë të paligjshme për t’i shitur në qytetin e Elbasanit 500 euro copa (pistoleta).

Armët dhe fishekët iu sekuestruan gjatë kontrollit të automjetit, të cilin e drejtonte vetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë