Futboll

Tre vjet jashtë stadiumeve, dënim shembullor për babanë e binjakëve Shpendi

Gazeta Si – Ndjesa publike për gjestin e shëmtuar të futjes në fushë për të goditur portierin Rinaldi, sepse dëmtoi të birin gjatë ndeshjes, nuk vlejti për ta zbutur dënimin e Liman Shpendit, babanë e binjakëve Shpendi. Për tre vjet ai nuk mund të hyjë në stadium në Itali.

Ky është dënimi i dhënë në Itali për shqiptarin që mori vëmendjen për atë veprim të çmendur pas ndeshjes mes Çezenës dhe Olbias. Babai i Kristian dhe Stiven Shpendit, pjesë e Shqipërisë U-21, nuk u përmbajt dhe shkoi në qendër të fushës për të sulmuar fizikisht portierin e Olbias, që dëmtoi Kristianin në lojë.

Një ditë më pas ai tha se ishte penduar për gjestin dhe kërkoi ndjesë publike, por dënimi për të ka qenë shembullor. Liman Shpendi nuk mund të ndjekë në stadium asnjë nga dy djemtë e tij binjatë, Kristianin me Çezenën dhe Stivenin me Empolin. Tani do të bëjë tifo për ta vetëm nga televizori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë