Vende dhe Udhetime

Tre vendet ku mund të udhëtoni më lirë në këtë periudhë

Dimri është koha më e mirë për të planifikuar një udhëtim disa ditor, përpara se të vijë pranvera. Në këtë sezon është pikërisht koha ku mund të gjeni fluturime më të lira dhe të prenotoni me çmime më të arsyeshme. “Periudha e dimrit është shpesh koha që njerëzit zgjedhin më shumë për të udhëtuar pas sezonit të pushimeve verore”, thotë Lila Battis nga Travel and Leisure. Ju mund të bëni pushime dhe duke mos shpenzuar shumë, thotë ajo. Nëse po kërkoni të bëni disa ditë pushime, por zakonisht çmimet e biletave dhe të hoteleve janë të kushtueshme ju mund të përdorni aplikacionet Hopper ose Skyscanner të shënoni destinacionin tuaj të preferuar dhe sapo të ketë ulje çmimesh ju do të njoftoheni përmes një sinjali në smartfonin tuaj.

"Sapo destinacioni juaj i zgjedhur është në një shkallë të vërtetë të përballueshme, do të njoftoheni dhe mund të rezervoni menjëherë", thotë Battis. Ajo ndan tre destinacione të volitshme që mund t’i rendisni në listën tuaj të planeve për udhëtimin e radhës.

Taos Meksikë

Për skiatorët dhe entuziastët e dimrit, Battis rekomandon Taos në Meksikë. "Taos është pak nën radar dhe nuk është aq popullor sa Aspen ose Vail", thotë ajo. "Është shumë më e volitshme nëse kërkon një destinacion ku mund të ushtroni sportet dimërore, gjithashtu edhe çmime të përballueshme sa i përket akomodimit në hotel. Gjithashtu ky vend është i veçuar edhe për aktivitetet të ndryshme kulturore.



Quebec
Për të gjithë ata që kërkojnë të ikin nga qyteti, dhe pa shumë shpenzime, Batis sugjeron qytetin Quebec në Kanada. Qyteti 400 vjeçar është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet ka vende historike arkitekturë e bukur, restorante të shkëlqyera ", thotë Battis. Për shkak se është një qytet historik edhe numri i turistëve që e vizitojnë është i lartë, por në këtë periudhë Battis thotë se është koha ku çmimet e hoteleve dhe fluturimeve bien, pasi koha kur vizitohet më shumë nga turistët është në verë dhe vjeshtë.

Bahamas
Battis thotë se dimri është sezoni që Bahamas nuk zgjidhet shumë nga turistët, ndaj nëse dëshironi të shijoni bukurinë që ofron ky vend, dhe të mos shpenzoni shumë para nga buxheti juaj, atëherë është koha e përshtatshme për të planifikuar një udhëtim.
“ Ju nuk do të paguani aq sa mund të paguani gjatë sezonit të pikut , kështu që nëse dëshironi të shijoni diellin dhe plazhin e bukur me rërën të Bahamas dhe me pak shpenzimi atëherë është koha e përshtatshme për të zgjedhur” thotë ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë