Ngjarje

Tre ditë zie kombëtare në Maqedoni, 12 fëmijë mes viktimave të aksidentit. Emrat e pasagjerëve të autobusit

Maqedonia e Veriut, ka shpallur 3 ditë zie kombëtare pas ngjarjes tragjike ku 46 turistë, shumica me origjinë shqiptare, humbën jetën pasi autobusi i tyre u aksidentua dhe më pas u dogj në një autostradë në Bullgari. Këtë të martë, flamujt në Maqedoninë e Veriut janë ulur në gjysmështizë në nder të viktimave.

Viktimat ishin kryesisht turistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët po ktheheshin nga një eskursion nga Turqia.

Tragjedisë kanë mundur që t’i shpëtojnë vetëm 7 persona, që kanë pasur kohë që të thyejnë xhamat, pasi kanë shpërthyer flakët që u morën jetën 45 të tjerëve. Sipas mediave lokale, 12 fëmijë janë në mesin e viktimave të aksidentit tragjik, madje dy prej të miturve janë binjakë.

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo është një tragjedi e tmerrshme, ku 12 fëmijë janë nën moshën 18 vjeçare, ndërsa të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-30 vjeç.

Mes viktimave të cilët u shuan në tragjedi, janë edhe 4 pjesëtarë të një familjeje, shqiptarë të RMV-së: Avni Ahmeti 1985, Shkup; Xhihan Ahmeti 1986, Shkup; Alban Ahmeti 2017 , Shkup; Luan Ahmeti 2017 , Shkup.

Në këtë tragjedi, humbën jetën edhe 5 nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Shkup. Nxënësit në këtë udhëtim, ishin së bashku me familjarët e tyre. Bëhet fjalë për një nxënëse e klasës së dytë, një nxënës të klasës së gjashtë dhe tre nxënës të klasës të nëntë, të gjithë me mbiemër Jahi.

Ndërkohë, mediat maqedonase kanë zbardhur emrat e pasagjerëve në autobusin që u përfshi nga flakët në Bullgari, ku mes tyre 7 kanë arritur të mbijetojnë.

1.Memedi Kadri-54 vjeç

2.Shiroki Muhsin-32 vjeç

3.Ljupço Zafirov –

4.Luan Ahmeti – 4 vjeç

5.Xhihan Ahmeti-36 vjeç

6.Alban Ahmeti-4 vjeç

7.Avni Ahmeti -36 vjeç

8.Ibraim Rustemi – 54 vjeç

9.Fevzije Rustemi -50 vjeç

10.Alejna Amedi – 21 vjeç

11.Halime Fejzullahu – 51 vjeç

12.Hamije Haliti – 51 vjeç

13.Nermije Haliti – 53 vjeç

14.Sumeja Brava – 27 vjeç

15.Naxhije Abdulloska – 71 vjeç

16.Albina Beluli – 23 vjeç

17.Gazmend Ukali – 27 vjeç

18.Hatixhe Islami – 61 vjeç

19.Mexhide Iseni-63 vjeç

20.Hamdi Iseni – 59 vjeç

21.Almira Ramanovska – 37 vjeç

22.Enis Ramanovski – 41 vjeç

23.Rabija Sali – 61 vjeç

24.Zilija Mustafovska – 48 vjeç

25.Sade Mustafovski – 50 vjeç

26.Belma Jahi – 7 vjeç

27.Ramiz Jahi – 20 vjeç

28.Fikrije Iseni – 39 vjeç

29.Anisa Iseni – 14 vjeç

30.Razije Jahi – 12 vjeç

31.Anesa Muhaxheri – 17 vjeç

32.Ergin Jahi – 14 vjeç

33.Omer Jahi – 11 vjeç

34.Erda Muhaxheri – 15 vjeç

35.Ajla Jahi  – 14 vjeç

36.Senije Jahi – 31 vjeç

37.Amiet Jahi – 45 vjeç

38.Medina Lutfiu – 25 vjeç

39.Lulzim Sulejmani – 26 vjeç

40.Shefija Osmanova – 63 vjeç

41.Alja Fera – 23 vjeç

42.Jehona Sali – 21 vjeç

43.Zulejha Jasharovska – 16 vjeç

44.Elmedin Pajazitovski – 16 vjeç

45.Gjula Jasharovska – 49 vjeç

46.Gjulizarka Pajazitovska – 48 vjeç

47.Ilmija Jasharovska – 22 vjeç

48.Ebip Pajazitovski – 49 vjeç

49.Visar Aliti – 23 vjeç

50.Minir Jasharovski – 50 vjeç

51.Orhan Aliti  – 45 vjeç


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë